
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka komentuar kaosin e krijuar në trafik në kryqytet.
Tahiri përmes një videoje i ka bërë thirrje kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që t’i ndalë eksperimentet.
“Kryetar Rama mos bë më eksperimente me rrugë njëkahëshe, lëshoje rrugën te Katedralja, dil shih se çka po ndodhë! Qyteti është në bllokadë. Në rast të ndonjë urgjence familjare me të sëmurë njeri mbetet godare”, ka thënë Tahiri.











