
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ka treguar arsyen se përse nuk mori pjesë sot në rivarrimin e Liridona Ademaj.
Ai ka thënë se gjendet në një vizitë në Kinë, duke treguar se familjarët dhe bashkëpuntorët e tij po vazhdojnë të qendrojnë afër familjes së Liridonës, transmeton VeriuInfo.
Postimi i plotë:
Familjes së Liridonës iu desh të kalonte sot një tjetër dhimbje nga rivarrimi i saj në rrethanat tragjike. Mendimet dhe lutjet e mia dhe të familjës sime janë me familjen e Liridonës që duhet të vuajë dhimbjen e një krimi të tmerrshëm dhe me fëmijët e saj që ishin aq shumë të lidhur me nënën e saj dhe nuk ishin të pranishëm sot.
Unë nuk munda të marr pjesë sot në ceremoninë e rivarrimit të Liridonës, sepse jam në një vizitë në lindjen e larget Kinë ( familjardt e bashkepuntoret e mi vazhdojne te qëndrojnë afer familjes se Liridones dhe pas kthimit kjo vlen edhe për mua).
Unë dhe familja ime e kemi njohur personalisht Liridonën dhe kishim një miqësi të mirë me të, ajo do të jetë gjithmonë në kujtesën tonë.
U prehtë në paqe Liridona dhe familja e saj të gjejë forcën për të kapërcyer dhimbjen











