Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Aktivizohen serbët në veri, nisin punën për t’i shkarkuar kryetarët shqiptarë

05/12/2023 - 20:20
në Lajme
A A
Aktivizohen serbët në veri, nisin punën për t’i shkarkuar kryetarët shqiptarë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në Mitrovicën Veriore, Zubin Potok dhe në Leposaviq është konfirmuar se serbët lokalë kanë shprehur interesim për të nisur mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin përmes së cilit duan shkarkimin e kryetarëve. Edhe nga Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, kanë mbërritur katër e-maile, tri prej të cilave përmbajnë formulare për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni.

Pasi edhe protestat e dhunshme nuk dhanë rezultat, serbët e katër komunave veriore, tani janë kthyer formës së ligjshme në interesimin për t’i larguar kryetarët shqiptarë të komunave nga pozitat e tyre.

Këtë e kanë bërë duke iu referuar udhëzimit administrativ për iniciativën e qytetarëve për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni, i miratuar së voni nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Megjithatë aty parashihen të gjitha procedura e të cilat sipas Kryesuesit të Kuvendit nuk janë respektuar.

“Kanë gabuar më së pari që nuk e kanë njoftuar Kryesuesin e Kuvendit tri ditë para për iniciativën për inistiativën për peticionin. Edhe pastaj me kërkesë me u lajmëru që do të nisë peticioni.”, ka thënë Nexhat Uglanjin, kryesues i Kuvendit Komunal

Shembullin e 10 të interesuarve në këtë komunë e kanë ndjekur edhe serbët në Zubin Potok. Këtë e ka konfirmuar kryetari aktual.

“Kanë bërë një iniciativë ata me e taku dikë prej kabinetit mirëpo kjo nuk ka të bëjë me kabinetin e kryetarit duhet me shku te Kryesuesi i Kuvendit, dhe përmes Kuvendit ata me kshyr qysh shkojnë këto procedura”, ka thënë Izmir Zeqiri, kryetari i Zubin Potokut.

Edhe Zeqiri edhe Ugljanin këto iniciativa i vlerësojnë politike dhe me shumë të panjohura.

Nuk dihet nëse edhe kryetari i Leposaviqit e ndanë mendimin e njëjta, por edhe serbët në komunën të cilën ai e udhëheqë gjatë distës janë interesuar për shkarkimin e tij.

“Po, po, ka pasur, aktivitet për peticion, por diçka informata shtesë nuk është që kemi marrë.”, ka thënë asistentja e kryetarit të Leposaviqit, Festina Musliu.

Vetëm nga komuna e Zveçanit nuk kanë treguar nëse edhe aty ka pasur iniciativë të tillë.

Se ka interesim që të nisë procesi i shkarkimit të kryetarit e kanë pranuar edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të cilët thonë se do t’i trajtojnë kërkesat.

“Mund t’iu konfirmoj se gjatë ditës së sotme, në disa e-maila zyrtar, kemi pranuar katër e-maile, tri prej të cilave kanë të bashkëngjitur të plotësuar formularin për inicimin e kërkesës për largimin e kryetarit të komunës nga funksioni. Në këtë fazë, mund t’iu them se këto shkresa do të trajtohen dhe do t’iu informojmë për këtë.”, ka thënë Valmir Elezi nga KQZ.

Sipas udhëzimit administrativ, grupi nismëtar prej tre personave para se të fillojë mbledhjen e nënshkrimeve duhet të njoftojë kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe mund të njoftojë KQZ-në.

Pastaj Kryesuesi njofton kryetarin e komunës, MAPL-në dhe KQZ-në.

Jo më vonë se pesë ditë nga pranimi i njoftimit, Kryesuesi shqyrton kërkesën, në rast të dëshmtimit grupi nismëtar kërkon nga KQZ të shqyrtojë kërkesën dhe e regjistron si palë të autorizuar.

Në rast se kjo iniciativë mbështet nga 20% e votuesve, atëherë i hapet rrugë votimit direkt për shkarkim i cili kërkon 50% plus 1 votë të qytetarëve që kanë të drejtë vote.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë