Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

LDK i quan shqetësuese rezultatet e PISA-s: Qeveria s’ka kujdes as minimal për arsimin

06/12/2023 - 12:20
në Lajme
A A
LDK i quan shqetësuese rezultatet e PISA-s: Qeveria s’ka kujdes as minimal për arsimin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, i ka quajtur shqetësuese rezultatet e Testit PISA të bërë publike të martën. Ajo kritikoi Ministrinë e Arsimit për mënyrën se si ka bashkë-organizuar testimin e nxënësve për PISA.Lushaku-Sadriu shtoi se herëve të kaluara për rezultatet e dobëta të nxënësve të Kosovës në PISA, partia që tash është në pushtet ka kërkuar seanca të jashtëzakonshme. Sipas saj, derisa në shkollat e Kosovës ka mungesa elementare të kushteve për nxënësit, në buxhet ka suficit.
“Të dhënat janë tepër shqetësuese kur nxënësit e Kosovës tregojnë rezultat të dobët. Këto rezultate janë shqetësuese jo vetëm për ministrinë, për shkollat dhe përfitimet që i kanë nxënësit. Këtu shohim një dështim në mënyrën e bashkë-organizimit nga MAShTI të testit PISA. Ashtu siç janë bërë edhe testime të tjera që MASHTI ka dështuar si Ministri të adoptojë rrethanat ku nxënësit kosovarë do të tregonin performancë më të mirë. Kalueshmëria është tepër e dobët në testet tona kombëtare dhe këtu flasim për një dështim të vetë MASHTI-it në organizimin e testeve tona kombëtare çka flet që është krejt në diskrepancë me atë se sistemi arsimor për mënyrën se si realizohet mënyra e testimit”.
“Duhet të shohim se çka bën MASHT sot. Arsimi s’është prioritet i kësaj Qeverie. VV ka bërë thirrje për seanca të jashtëzakonshme. Pikërisht është VV që nuk tregon as kujdesin minimal sa i përket arsimit. Ju e keni parë që dy vitet e fundit arsimi në Kosovë ka filluar në mënyrë krejt dramatike. Fillimisht, mandati i kësaj ministre ka filluar me shkelje kushtetuese aty kemi kërkuar shkarkimin e saj.
“Paramendojeni qindra miliona rrinë në suficit ndërkohë që në shkollat tona nuk ka banka ashtu siç duhet, s’ka karrige. Nuk ka laboratorë, nuk ka mjete konkretizuese. Qysh të performojë më pas nxënësit mirë se një mësim e mësojnë vetëm nga aspekti teorik dhe jo praktik. Kjo kallëzon shumë sa kjo Qeveri e ka prioritet arsimin dhe sa kjo qeveri e merr seriozisht cilësinë në arsim”.Lushaku-Sadriu u pyet edhe për mbledhjen e strukturave të partisë për të kompletuar udhëheqësin e re, raporton EO.
“Do të mbajmë mbledhjen e Këshillit të përgjithshëm të shtunën dhe aty pritet që të dalin të gjitha strukturat dhe të kompletohet i gjithë ekzekutivi i jonë partiak”.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë