Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Specialja nuk zbaton vendimin për telefonata, mbrojtja ankohet se Thaçi, Veseli e Selimi s’folën me familje që nga e diela

06/12/2023 - 13:21
në Lajme
A A
Specialja nuk zbaton vendimin për telefonata, mbrojtja ankohet se Thaçi, Veseli e Selimi s’folën me familje që nga e diela
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi, nuk kanë komunikuar fare me familjarët e tyre, që nga e diela, pavarësisht vendimit të ri të Speciales ku përsëri u lejohen atyre bisedat telefonike.Lidhur me këtë fakt, njëzëri është ankuar mbrojtja e tyre, për të cilën pikë shfaqën pakënaqësi gjatë seancës së sotme, transmeton klankosova.tv.
Ky shqetësim fillimisht u ngrit nga avokati i Rexhep Selimit, Geoffrey Roberts, duke iu referuar vendimit për kushtet e paraburgimit.Por, ndonëse ka një të tillë, ku lejohet të paktën përmes telefonit, komunikimi me familjarët e tyre, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e Kadri Veselit, u ankuan tek trupi gjykues, se kërkesat e tyre janë duke u refuzuar.
”Janë bërë disa kërkesa për telefonata me anëtarët e familjes dhe janë refuzuar momentalisht. Pra, deri tani nuk janë lejuar telefonatat me familjen qofshin edhe të monitoruara”, u shpreh haptazi Ben Emmerson, avokat i Kadri Veselit.Teksa qe po mbrojtja e Hashim Thaçit përmes avokatit Gregory Keohe, e cila pohoi para të pranishmëve se as klientit të tij nuk po i lejohen telefonatat.
”Kam dhe unë nevojë të mbështesë atë që tha z.Emmerson. Sa i takon klientit tim, nuk janë lejuar telefonatat”.Ankesa e mbrojtjes pati edhe një përgjigjie nga kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, duke lënë hapësirë që në këtë pikë refuzimi, mund të kishte keqkuptime.
”Në rregull e kuptoj, mbase ka pasur ndonjë keqkuptim dhe unë i kërkoj ndjesë për këtë dhe unë do ta trajtoj këtë aspekt gjatë ditës së sotme”, u shpreh ai.
Situata u ngrit në diskutim nga mbrojtja e Selimit, me kërkesën që të jepen informacione se kur pritet të zbatohet vendimi.
”E vërejmë që kolegu ynë Keohe ka ngritur një çështje sa i përket kushteve të paraburgimit i cili ende nuk është zbatuar. A mund të na thotë diçka Zyra Administrative kur do të zbatohet ky vendim dhe çfarë problematikash ka pasur për ta zbatuar këtë vendim?”, pyeste, Geoffrey Roberts.Megjithatë vet, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III, tha se janë takuar me Zyrën Administrative dhe po bëjnë të pamundurën që të zbatohet vendimi.
”Takuam dje Zyrën Administrative, po bëjnë të pamundurën për ta zbatuar këtë urdhër. Sa i takon telefonatave në familje ato do të monitorohen deri sa të dal një urdhër i ri”.Por avokati i Rexhep Selimit, tha se klienti i tij dhe ish-krerët tjerë që po gjykohen, telefonatën e fundit e realizuan tek të dielën.
”E kuptoj, por ama nuk kanë folur që të dielën. Të dielën ka qenë telefonata e fundit”, tha Roberts, shqetësim të cilit iu bashkuan edhe mbrojtja e Thaçit dhe e Veselit po ashtu.Por, Specialja duket qartë të mos e ketë marrë seriozisht vendimin e ri, e as kërkesat e tyre për komunikim me telefonë.
Kjo meqë para se të reagonin avokatët Keohe dhe Emmerson, kryetari i trupit gjykues, Charles Smith III tha se ata duhet të bëjnë sërish një kërkesë në mënyrë që t’ju lejohen telefonatat.”Pyeta dje, dhe administratorja me tha thjeshtë duhet të bëjnë një kërkesë dhe do ta leojojnë”.
Ndërsa, për pjesën tjetër të vendimit, pritet që të nis zbatimi i realizimit të tij para pushimit të Krishtlindjeve. Përgjigjie kjo që pasoi po ashtu pas kërkesës së mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë