
Gazetari Valon Syla ka komentuar në “Pressing” të T7, thirrjet që opozita ta mundësojë unitetin politik për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Syla përmendi një mori veprimesh të cilat Lëvizja Vetëvendosje si opozitë i kishte bërë për ta kundërshtuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Sipas Syles tash po thuhet “Kurti nuk mund të gënjejë vetëm dhe për këtë duhet edhe opozita që ta ndihmojë”.
Po ashtu gazetari Syla pyeti se ku është pjesa atdhetare brenda Lëvizjes Vetëvendosje.
“Këta po thonë çohu ju opozita se Albini s’po mundet me rrejtë vetë më. Çonu ndihmoni njërit ta kryem këtë punë. Opozita e dinë që nuk mundet me u prish me amerikanë që po thotë Hovenieri a na keni thënë koordinimi. Apo e pengon opozita dikë. Dëmi më i madh këtu është kur thuhet s’ka opozitë, po a keni përzë opozitën. Ku është opozita brenda VV-së, ku janë këta UÇK-së e këta brenda Vetëvendosje”, ka thënë Syla.










