Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar një vit pas procesit të vaksinimit të qytetarëve me vaksinen anti-Covid.
Haxhiu ka publikur një raport të Johns Hopkins University ku thotë se 45.70 është përqindja e personave të vaksinuar në Kosovë, kurse sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë vaksinuar 63.4 % e qytetarëve.
Kush po gënjen në këtë rast ka pyetur ndër të tjera Haxhiu.
Postimi i plotë:
Kujt m’i besu?
Një vit pas fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë, Johns Hopkins Unversity thotë se në Kosovë plotësisht janë të vaksinuar 45.70% e qytetarëve, ndërsa Ministria e Shëndetësisë së Kosovës thotë se janë vaksinuar 63,4% e qytetarëve.
Me gënjeshtra nuk vaksinohen qytetarët dhe as nuk krijohet mbrojte nga COVID-19.
Kush po gënjen Ministria e Shëndetësisë se Kosovës apo Johns Hopkins Unversity?














