
Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës dyshohet se është përfshirë sot nga një valë e dorëheqjeve në menaxhment.Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës ka mbetur pa menaxhment. Para gjysmë ore kanë dhënë dorëheqje i gjithë menaxhmenti ekzekutiv.
Enver Beqiri ud. i drejtorit ekzekutiv; Fatbardh Rexha ud. i drejtorit shëndetësor; Merita Habibaj ud. drejtoreshë e Infermierisë dhe Hajrije Mustafa ud. drejtoreshë operative, i kanë lënë pozitat sot.
Portali Dukagjini ka provuar të kontaktojë por asnjëri nuk kanë qenë të qasshëm.
Kujtojmë se Beqiri erdhi në këtë pozitë para një muaji, pas dorëheqjes së ish-drejtoreshës Luljeta Zhubi.Pas marrjes së detyrës Beqiri ka emëruar edhe udhëheqësit tjerë të cilët sot kanë dhënë dorëheqje.









