Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bankat në Kosovë, fituan mbi 140 milionë euro deri në tetor

08/12/2023 - 12:03
në Ekonomi, Lajme
A A
Bankat në Kosovë, fituan mbi 140 milionë euro deri në tetor
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp
OSE

Vetëm nga janari deri në muajin tetor 2023, bankat komerciale në Kosovë kanë arritur që t’i shtojnë fitimet e tyre për gjithsej 141 milionë euro. Për vetëm një muaj, të njëjtat kanë fituar 18 milionë euro, pasi deri në fund të shtatorit – profiti i tyre ishte 123.7 milionë euro.

Sipas raportit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) për rrjedhën e sistemit financiar për muajin tetor të vitit 2023, të hyrat totale në këtë sektor ishin në vlerë të 357.4 milionë eurove. Prej tyre, gjithsej 265.6 milionë ishin të hyra vetëm nga interesi. Ndërsa, shpenzimet totale të këtij sektori për këtë periudhë ishin 216.3 milionë, kurse shpenzimet për interes ishin në vlerë të vetëm 33.0 milionë eurove.

Ndërkohë, normat efektive të interesit në muajin tetor ranë në vlerën 6.4% nga 6.5% sa ishte në shtator dhe 6.7% sa ishte në muajin gusht të këtij viti. Norma e interesit për kreditë e dhëna për ekonomitë familjare në këtë periudhë mbeti 6.2% siç ishte në shtator, kurse për ato konsumuese ra në 6.5% nga 6.6% sa ishte në shtator, kurse ajo për kreditë për korporatat jofinanciare ra në 6.6% nga 670% sa ishte në muajin shtator të këtij viti.

Në anën tjetër, vlera totale e shumës së dhënë për kredi deri në muajin tetor të këtij viti, arriti në 4 miliardë e 833.9 milionë nga 4. 791.1 milionë euro sa ishte vlera në shtator. Prej gjithë kësaj shume, 1 miliardë e 874.3 milionë euro ishin kredi për ekonomitë familjare, 2 miliardë e 925.8 milionë tjera për korporatat jo financiare dhe 16.1 milionë euro për korporatat tjera financiare.

Kurse depozitat e qytetarëve të ruajtuara nëpër bankat komerciale në vend, deri në fund të muajit shtator 2023, arritën në 5 miliardë e 875.9 milionë euro, nga 5 miliardë e 853.4 milionë sa ishte vlera e tyre në shtator.

Aktualisht, vlera totale e aseteve të sektorit bankar në vend, është 7 miliardë e 174.9 milionë euro.

Kujtojmë se edhe gjatë vitit 2022, fitimi neto i këtyre institucioneve bankare në vend kishte shkuar mbi 140.3 milionë euro, duke e tejkaluar kështu mesataren disavjeçare që zakonisht ishte përmbyllur me nga 80-100 milionë euro.

Ndryshe, në vendin tonë aktualisht janë duke operuar gjithsej 12 banka komerciale, 9 prej të cilave janë banka me kapital të huaj. /Buletini Ekonomik

JU REKOMANDOJMË

Prezanton një dokument të falsifikuar, ndalohet një shtetas serb në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë

Prezanton një dokument të falsifikuar, ndalohet një shtetas serb në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë
17/09/2026 - 09:49

Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit ka prezantuar patentëshofer të falsifikuar. Rasti ka ndodhur...

Më shumëDetails

Veterani i UÇK-së për dënimin e çlirimtarëve: Na tradhtoi Evropa, u bë krah i Serbisë

Veterani i UÇK-së për dënimin e çlirimtarëve: Na tradhtoi Evropa, u bë krah i Serbisë
17/09/2026 - 09:42

Veterani Arton Hoti, ka folur për dënimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së për krime lufte. Bashkëluftëtari i Hashim Thaçit, tha se me verdiktin dënues nga Gjykata e Hagës, sipas...

Më shumëDetails

“Me kokën lart babë, gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh një ditë pas vendimit

“Me kokën lart babë, gjithmonë”, djali i Jakup Krasniqit me mesazh një ditë pas vendimit
17/09/2026 - 09:30

Pas aktgjykimit ndaj ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, djali i tij, Altin Krasniqi, ka reaguar përmes një mesazhi prekës, duke shprehur dhimbjen e tij dhe të...

Më shumëDetails

Forca të shtuara të Policisë te Qeveria

Forca të shtuara të Policisë te Qeveria
17/09/2026 - 09:16

Forca të shtuara të Policisë janë parë në mëngjesin e sotëm te objekti i Qeverisë së Kosovës. Ndërsa, një protestë para objektit të Qeverisë është paralajmëruar edhe për...

Më shumëDetails

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale

“U krijua për t’i shërbyer një qëllimi politik”, profesori amerikan: Qeveria e Kosovës ta shpërbëj Gjykatën Speciale
17/09/2026 - 08:49

Profesori amerikan i së drejtës ndërkombëtare, Paul Williams, e ka kritikuar ashpër vendimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të...

Më shumëDetails

Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës

Joseph: Serbia, Rusia e Kina do ta shfrytëzojnë dënimin e ish-krerëve të UÇK-së kundër Kosovës
17/09/2026 - 08:45

Profesori i “Johns Hopkins University”, Edward P. Joseph, e ka cilësuar shokues vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë, e cila dënoi me 81 vite burg ish krerët e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    Ky është linku për ta ndjekur live gjykimin në Hagë

    118 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 30
  • Ministri i Kurtit pëlqen postimin e Vudi Xhymshitit që e quan “vrasës” Hashim Thaçin

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Prosper zbulon çfarë i tha Hashim Thaçit pas shqiptimit të dënimit nga Haga

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Nis mbledhja e nënshkrimeve nga deputetët për zhbërjen e Gjykatës Speciale

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së: A mund t’i lirojë Apeli sikurse në rastin e gjeneralit kroat Ante Gotovina dhe sa mund të zgjas?

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë