Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha

06/11/2026 - 17:33
në Lajme
A A
Kurti me porosi për policët e rinj: Integriteti dhe profesionalizmi mbi të gjitha
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbajtur fjalim në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës ku ka bërë të ditur se në këtë gjeneratë diplomojnë gjithsej 397 kadetë, prej tyre 118 gra dhe 279 burra, raporton Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se shërbimi me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjësi duhet të jetë prioritet për secilin zyrtar policor.

“Përfaqësimi i këtij institucioni është ndër përgjegjësitë më të larta e cila mund dhe duhet t’ju besohet juve. Shërbimi me integritet dhe profesionalizëm duhet të mbetet përherë prioritet. E virtytet, ideali dhe disiplina sigurisht që u janë forcuar. Gjatë kësaj por juve ju keni kaluar në fazat e provave, sfidave, e të mënyrave se si duhet qasur secila situatë dhe menaxhuar çdo detyrë. Asnjëherë mos i harroni mësimet dhe udhëzimet të cilët do t’ju udhëheqin gjatë mandatit e shërbimit tuaj”, tha Kurti.

Ai ka përmendur edhe mbështetjen e Qeverisë për Policinë e Kosovës, duke thënë se në pesë vitet e fundit buxheti për këtë institucion është rritur për mbi 50 për qind.

Kreu i Qeverisë ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe janë ngritur dhe forcuar 20 stacione, objekte dhe baza policore në gjithë vendin.

“Qeverinë tonë do ta keni përherë përkrah. Mbështetjen për Policinë e Kosovës e kemi dëshmuar vazhdimisht, shumë më lart dhe pakrahasueshëm me periudhat e mëparshme, me buxhet të alokuar dhe jo vetëm. Në pesë vitet e fundit, përveç se është shtuar buxheti për Policinë e Kosovës për mbi 50%, i kemi 20 stacione, objekte dhe baza policore që janë ngritur dhe forcuar në gjithë veriun e vendit tonë. Policia e rendit është e pajisur me armë të gjata, të cilat më herët mungonin, dhe automjete e autoblinda të reja me blerë gati 8 milionë euro. Siguria në veri  dhe angazhimi i policisë ka bërë të mundur gjetjen e tri varrezave masive prej luftës së fundit në fshatrat Kalludër e vogël dhe Jabukë të Zubin Potokut. Arritjet janë të shumta, por me ato nuk duhet, nuk bën të vetëkënaqemi”, potencoi ai.

JU REKOMANDOJMË

Patën probleme për kapela në ceremoninë e diplomimit, Kurti flet për arritje tjera të policisë: Buxheti u shtua mbi 50%

Patën probleme për kapela në ceremoninë e diplomimit, Kurti flet për arritje tjera të policisë: Buxheti u shtua mbi 50%
06/11/2026 - 17:11

Kryeministri Albin Kurti është lavdëruar me “mbështetjen” që Qeveria e tij i ka dhënë Policisë së Kosovës, duke thënë se ajo ka qenë shumë më e lartë sesa...

Më shumëDetails

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin

118 vajza e gra diplomohen police, Haxhiu: Guximi dëshmohet edhe duke mbrojtur të dobëtin
06/11/2026 - 17:02

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës, ka thënë se guximi i një polici nuk dëshmohet...

Më shumëDetails

Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë

Pakënaqësi me pagat, punëtorët e KEK-ut thërrasin protestë
06/11/2026 - 16:55

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) pritet të dalin në protestë më 12 nëntor. Protesta, sipas Sindikatës së Re të KEK-ut, ka të bëjë me pakënaqësitë me...

Më shumëDetails

Prokuroria nis hetimet ndaj punonjësit të Raiffeisen Bank për publikimin e transaksioneve bankare të Përparim Ramës

SKANDAL: Një punëtor i “Raiffeisen” qaset pa autorizim në llogarinë e Përparim Ramës, ia shpërndan gjendjen dhe transaksionet bankare
06/11/2026 - 16:44

Prokuroria Themelore e Prishtinës kanë konfirmuar se tashmë kanë nisur edhe procedurat hetimore për rastin e punëtorit të “Raiffeisen Bank” i cili dyshohet se pa autorizim është qasur...

Më shumëDetails

Kurti e gjuan topin te Ministria për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror

Kurti e gjuan topin te Ministria për mungesën e uniformave në Polici: Buxheti është rritur, kurrë s’ka pasur më shumë kujdes shtetëror
06/11/2026 - 16:21

Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë përgjigje konkrete lidhur me raportimet për mungesë të uniformave dhe pajisjeve për zyrtarët e Policisë së Kosovës, çështje kjo që ishte raportuar...

Më shumëDetails

IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion

IPK-ja kërkoi suspendimin e tij – Dhëndri i shefit të tenderëve në Polici, Ideal Shala i ‘Kia Kosova’ mori nëntë kontrata nga i njëjti institucion
06/11/2026 - 16:14

Dokumentet e e-Prokurimit zbulojnë se biznesi i Ideal Shalës i ‘Kia Kosova’, bashkëshortit të motrës së Artan Fejzës, ka lidhur nëntë kontrata me Policinë e Kosovës. Kontratat përfshijnë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    SKANDAL me akterë shtetin dhe privatin: MEKA importoi 21 mijë kg mish pule me Salmonella, inspektori refuzoi hyrjen në Kosovë, AUV lejoi trajtimin termik pasi mishit i kishte skaduar afati

    179 Shpërndaje
    Shpërndaje 72 Tweet 45
  • Ambasada Amerikane reagon për rastin e Arlinda Zekajt: Siguria e qytetarëve amerikanë është prioriteti ynë

    189 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 47
  • Rrihet sërish gazetari i showbizit, Elton Tozaj (Pamje)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Nga tenderët 75 milionë euro te akuzat: Ram Geci rrezikon deri në 4 vite burg

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Cila ishte marrëveshja me Gjykatën Speciale për atë se si do të dorëzohej Hashim Thaçi në EULEX- flet Çollaku për herë të parë

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë