
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka reaguar në lidhje me dorëheqjen nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës.
Ajo ka fajësuar qeverinë Kurti duke thënë se politika duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia, njofton VeriuInfo.
Tutje Krasniqi është shprehur se ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.
Postimi i plotë:
Qeveria Kurti ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë!
Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës është alarm i për sistemin shëndetësor, i cili çdo ditë e më tutje po ballafaqohet me ikje të mjekëve, si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar në përmbushjen e detyrave të tyre, gjë për të cilën fajet i ka politika e cila duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia. Ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe pasojat, fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin.












