Policia e Kosovës ka bërë me dije se Njësisë për Mbrojtje të Afërt sot i janë shtuar edhe 13 zyrtarë policorë.
Në njoftimin e policisë është thënë se aftësimi i tyre për këtë njësi është bërë pas 12 javë trajnime.
“Sot, më datën 08 dhjetor 2023, në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, pas trajnimit 12 javorë nga instruktorë të Policisë së Kosovës të certifikuar ndërkombëtarisht, u mbajt ceremonia e diplomimit për 13 zyrtarët policorë të cilët përfunduan trajnimin për Njësinë e Mbrojtjes së Afertë. Të pranishëm në ketë ceremoni të diplomimit ishin drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Hoxha, z. Kastriot Jashari nga AKSP, menaxhmenti i lartë i PK-së si dhe eprorë e zyrtarë nga Departamenti i Njësive Special të PK-së”, është thënë në njoftimin e Policisë së Kosovë, duke shtuar se në ceremoni i pranishëm ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha.
“Të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua drejtori i PK-së kolonel Hoxha, i cili uroi zyrtarët për përfundimin e këtij trajnimi ndër më sfiduesit në Policinë e Kosovës si dhe në të njëjtën kohë i inkurajoi që të punojnë me profesionalizëm, integritet dhe përgjegjësi. Gjatë këtij kursi janë certifikuar edhe 3 instruktorë nga FSK edhe AKI –ja.”, është thënë në njoftim.













