
Obejkti banesor i kompanisë ndërtimore “Aurora Gruop” i nisur para pak ditësh në rrugën ‘Ali Zeneli’, është konfirmuar edhe nga komuna se është pa leje ndërtimore.
Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Edison Tërnava, i cili ka thënë: “Për momentin nuk ka, por është në procedurë për marjen e lejës së ndërtimit”.
I pyetur se si do të veprohet nga komuna në rastet kur nisen ndërtime pa leje, drejtori Tërnava është përgjigjur se: “Çdo objekt i cili nuk ka leje ndërtimore, do ti ndërprehet puna Konform Ligjit të ndërtimit 04/L-110, si dhe Udhëzimeve administrative që dalin nga ky ligj”.
Burime të Veriu kanë treguar se sot pasdite kjo kompani i ka ndërprerë punimet në këtë vendpunishte, por që nuk dihet se a i ka ndëprerë vullnetarisht apo në bazë të vendimit të komunës.
Në lidhje me ndërprerjen e punimeve në objektin e filluar pa leje, Veriu.info i ka drejtuar pyetje edhe drejtorit të Drejtorisë së Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, Valon Brahimi, por ai deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka kthyer përgjigje, të cilën ne do ta publikojmë sapo drejtori në fjalë të përgjigjet.











