
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me protestën e Njësisë Speciale Intervenuese (NJSI) dhe Sindikatës së Policisë së Kosovës.
Ai është shprehur se derisa pjesëtarët e Policisë protestojnë për kushte më të mira, kryemistri Kurti me buxhet shtetëror zhvillon aktivitete partiake me bashkatdhetarët në Gjermani, njofton Veriu Info.
Tutje Haxhiu ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se është qeveri e zhvatësve, hajdutëve, mashtruesve që nuk dëgjon hallet e asnjë shtrese të shoqërisë e as Policisë me të cilët zgjedh të krenohet.
Postimi i plotë:
Njësia më elitare e Policisë së Kosovës proteston sërish sot para Qeverisë. Edhe pse kryeministri premtoi plotësimin e kërkesave kjo nuk ndodhi, përkundrazi policët u akuzuan pse protestuan para Qeverisë.
Sot kur pjesëtarët e Policisë protestojnë për kushte më të mira, kryemistri Kurti me buxhet shtetëror zhvillon aktivitete partiake me bashkatdhetarët në Gjermani.
Kjo është Qeveria e zhvatësve, hajdutëve, mashtruesve që nuk dëgjon hallet e asnjë shtrese të shoqërisë e as Policisë me të cilët zgjedh të krenohet kur i duhen për ta rregullu imazhin e mashtruesit.
Prioritet për Kurtin janë pseudo artistët jugosllav, të cilët i paguan me rrogë deri 7 mijë e 500 euro.
Nëse Qeveria nuk mbështet sektorin kryesor të sigurisë, atëherë me bindje them se nuk kemi të bëjmë me papërgjegjësi të Qeverisë, por me sabotazh dhe tradhëti ndaj shtetit.












