Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhavit Haliti, në një prononcim për Gazeta Blic, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Kurti ku tha se qeverisjet e kaluara, shtetin e konsideronin si arkë për pasuri personale.
Deputeti Haliti thotë se është e lehtë të flasësh pa argumente.
Sipas tij, nëse Kurti nuk ka argumente, atëherë ish- qeveritarëve iu mbetet obligim që ta padisin Kurtin për shpifje.
“Është e lehtë të flasësh në mënyrë të përgjithësuar dhe pa argumente derisa drejtësia bëhet e shurdhër. Prokuroria do të duhej që të hënen ta merrte Kurtin në pyetje. Nëse ka argumente duhet të filloj me arrestimet e atyre që kanë keqpërdorë paranë e bugjetit. Nëse s’ka argumente ish- qeveritarëve iu mbetet obligimi që ta paditin Kurtin për shpifje”, tha Haliti.
“Sidoqoftë mendoj që pushteti të korrupton. Kurti nuk e bëri ligjin special për luftë kundër korrupsionkt për administraten e tij. Personalisht nuk kam informata, por koluareve flitet që edhe administrata e kësaj qeverie është korruptuar shumë. Sidoqoftë deri sot nuk ka ndonjë aktakuzë ose denim të peshqëve të mëdhenj. Uroj që ligji të veproj pamëshirë ndaj kujdo që futë duart kundërligjshëm dhe keqpërdorë buxhetin”, tha Haliti për Gazeta Blic.












