Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Ngrohtorja Solare – nënshkruhet marrëveshja, përfitojnë 38 mijë qytetarë e investohen 80 milionë €

11/12/2023 - 12:38
në Ekonomi, Lajme
A A
Ngrohtorja Solare – nënshkruhet marrëveshja, përfitojnë 38 mijë qytetarë e investohen 80 milionë €
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Është mbajtur ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjeve të nën-huazimit dhe nën-grantit për projektin e Ngrohtores Solare në Prishtinë ndërmjet Ministrisë së Financave dhe “Termokosit” projekt ky më vlerë mbi 80 milionë euro.

Ministri i Financave Hekuran Murati, tha se nga ky projekt do të përfitojnë 38 mijë qytetarë të Prishtinës.

“Tri marrëveshje me Termokosin që kanë të bëjnë me ndërtimin dhe funksionalizimin për projektin e Ngrohtores Solare. Ky projekt ka një rëndësi të veçantë, 38 mijë qytetarë do të kyçen në Termokos si dhe mundëson zgjerimin e rrjetit dhe mundëson që çmimi të jetë i volitshëm dhe të kursehet energji elektrike”, tha ai.

Ambasadori i Gjermanisë, Jörn Rohde, tha se ky do të jetë projekti më i madh në Ballkan i paneleve solare, projekt ky që sipas tij, do ta zvogëlojë konsumim e energjisë elektrike dhe do të ulë varësin e përdorimit të qymyrit.

“Është rritja e kapaciteteve të nxehjes që mundëson që një numër i caktuar i njerëzve të kyçen në rrjet. Do të zvogëlohet konsumi i energjisë elektrike, do të ulet varësia e përdorimit të qymyrit. Do të jetë me e madhja në Ballkan. Në dy tri vite do t’i shohim rezultat e para”.

Sergiy Maslichenko nga BREZh, tha se ky është një projekt i rëndësishëm për Kosovën.

“Përfitimi është i qartë nga ky projekt. Është projekt i vështirë në zbatim. Do të angazhohemi të gjithë që ky projekt i gjelbër të realizohet. Pas dy tri vitesh do t’i keni rezultatet e para”, tha ai.

Johannes Madsen Stenbae, nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se ky projekt do të ndikojë në zvogëlimin e ndotësve në ambient.

“Do të largohemi nga nxehja që bazohet në qymyr. Si rezultat i 38 mijë qytetar të Prishtinës do të përfitojnë. Kjo do të mundësoj që zvogëlimin e ndotësve. Kjo është një sukses në Ballkanin perëndimor”, tha ai.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ky është projekt historik për kryeqytetin, sipas tij, me këtë projekt po nënshkruhet zotimi që banoreve të Prishtinës t’i mundësohen zgjidhje e përballueshme dhe e qëndrueshme, raporton EO.

“Duke hapur rrugën për fillim të një projekti të madhe përmes paneleve solare. Kjo ngjarje shënon një moment historik. Ajo ka të bëjë edhe me fuqizimin e komunitetit. Projekti do të ndihmoj më tranzicioni e gjelbër. Impianti i ri diellor do të zvogëloj dukshme emërimin e dyoksidit të karbonit. Po në nënshkruhet zotimi ynë që banoreve të Prishtinës t’i mundësohet zgjidhje të përballueshme dhe të qëndrueshme”

Kryeshefi i Termokosit, Fisnik Osmani, tha se nga ky projekt me panele solare do të mbulohen një hapësirë prej 69 mijë metra katror, me kapacitet termik 50 megavat, ku do të përfitojnë mbi 38 banorë në Prishtinë.

“Si projekti më i madh në rajon Solar for Kosovo do të mbuloj me panele solare një hapësirë prej 69 mijë metra katror, me kapacitet termik 50 megavat, duke furnizuar 12 mijë konsumator me mbi 38 banorë në Prishtinë”.

JU REKOMANDOJMË

Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Të ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin

Kica-Xhelili pas Kuvendit të LDK-së: Të ruajmë partinë dhe njëri-tjetrin
31/07/2026 - 13:43

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë thirrje për unitet brenda partisë pas zhvillimeve të fundit, duke theksuar se demokracia nuk përfundon me procesin e votimit, por vazhdon...

Më shumëDetails

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar

Dua Lipa rikthehet në Prishtinë, publikon pjatën me pite, speca dhe ajvar
31/07/2026 - 13:37

Ylli shqiptar me famë botërore, Dua Lipa, ka mbërritur në Prishtinë për edicionin e shtatë të festivalit “Sunny Hill”, i cili hap dyert sot dhe do të vazhdojë...

Më shumëDetails

Alarmon Sadiku: Nga ARBK po ekspozohen të dhënat e biznesmenëve, nënshkrime e dokumente- duhet ndërhyrja e policisë e prokurorisë

Alarmon Sadiku: Nga ARBK po ekspozohen të dhënat e biznesmenëve, nënshkrime e dokumente- duhet ndërhyrja e policisë e prokurorisë
31/07/2026 - 13:23

Deputeti i zgjedhur nga radhët e LDK-së, Ermal Sadiku ka ngritur një shqetësim. Ai ka njoftuar se përmes ueb-faqes së ARBK-së janë publikuar të dhëna personale të drejtuesve...

Më shumëDetails

Haxhiu kritikon KGJK-në për gjyqtarët serbë: Lajm i keq që nuk vepruat si KPK-ja

Haxhiu kritikon KGJK-në për gjyqtarët serbë: Lajm i keq që nuk vepruat si KPK-ja
31/07/2026 - 12:36

Ushtruesja e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiu, e ka cilësuar si një “lajm shumë të keq” vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës për të mos u ndërprerë kontratat...

Më shumëDetails

32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale

32 vjet burgim për të akuzuarit në rastin “Toka 2”: Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Avni Maxhuni dhe Nexharije Hoti – konfiskohen 45 ngastra kadastrale
31/07/2026 - 12:20

Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve në rastin “Toka 2” – Mehmet Prishtinës, Dukagjin Emërllahut, Avni Maxhunit dhe Nexharije Hotit. Të akuzuarit...

Më shumëDetails

“Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim

“Stërnipi” i Hasan Prishtinës dënohet me 10 vjet burgim
31/07/2026 - 12:00

Mehmet Prishtina, i cili dyshohet se përvetësoi 36 milionë euro toka të shtetit në Prishtinë dhe Graçanicë, është dënuar me 10 vjet burgim për rastin “Toka 2”. Biznesmeni,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    Abdixhiku vendos: Vjosa Osmani me të drejta të plota në strukturat e LDK-së

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Kamerat kapin reagimin e Avdullah Hotit pasi Abdixhiku u rikonfirmua si kryetar

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Nafta vazhdon të shtrenjtohet në Kosovë, ja çmimi i sotëm

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Bisedat e dyshimta në Snapchat, Rama i gatshëm për bashkëpunim me organet e drejtësisë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Skandal: “Sapphire Med” e turqve Kaya dhe Goç u kap me staf të palicencuar për mbjellje flokësh dhe shërbime të palicencuara

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë