Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa thotë se qytetarët e Kosovës tashmë janë në dijeni që deklaratat që vijnë nga partia në pushtet nuk janë serioze.
Beqa në një prononcim për GazetaBlic thekson se, qëndrimet e Kurtit dhe të Konjufcës ndryshuan në momentin kur morën pushtetin në duar.“Se sa janë stabile deklaratat e Konjufcës dhe VV’së, tashmë e kanë parë edhe qytetarët që ata nuk qëndrojnë prapa atyre që i thojnë”, thotë ai.
“Për të gjitha ato të thëna nga Albini, e edhe nga Glauku për të ardhë në pushtet, i kanë ndërruar qëndrimet si kanë marrë qeverisjen në duar”, tha Beqa.
Sipas Beqës, zgjedhjet nacionale janë më mirë të shpallen më herët sepse sipas tij, edhe buxheti i ndarë për vitin 2024 ka fokus elektorial, më shumë se sa për zhvillim të vendit.
“Në fund të vitit 2024, edhe me kushtetutë është që t’i shpallim zgjedhjet nacionale. Më herët është edhe më mirë, por nëse bazohemi edhe tek buxheti 2024 është më shumë elektorial se sa për zhvillimin ekonomik të vendit”, tha Beqa.













