Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

600 pjesëtarë do t’i shtohen FSK-së në 2024, Maqedonci: Armatimet e fundit të blera nuk gjenden as në rajon e më gjerë

11/12/2023 - 18:42
në Kryesore, Lajme
A A
600 pjesëtarë do t’i shtohen FSK-së në 2024, Maqedonci: Armatimet e fundit të blera nuk gjenden as në rajon e më gjerë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 600 pjesëtarë, rekrutë, do t’i bashkohen Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke filluar nga viti 2024.

Ai informoi se nga numri total sa është pesë mijë i përcaktuar për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit, i janë afruar numrit katër mijë.

“600 qytetarë kanë aplikuar dhe kanë gjysma e tyre kanë përfunduar gjatë fazës së … dhe gjysma aktualisht është duke u trajnuar në FSK. Pra 600 pjesëtarë do t’i kemi në FSK duke filluar nga viti 2024, shtesë, që nënkupton se i afrohemi numrit 4 mijë nën total dhe 5 mijë është numri i përcaktuar për planin gjithëpërfshirës të tranzicionit”, tha ai.

Ndërkohë, ministri ka treguar se në këto dy vitet e fundit janë furnizuar jashtëzakonisht shumë me sisteme të armatimit.

Të njëjtat janë modelet e fundit që nuk gjenden as në rajon.

“Pasur parasysh kërcënimet dhe mbi të gjitha synimin e kryeministrit Kurti për të forcuar aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë. Kemi një rritje të buxhetit për armatim. Vazhdojmë të bëjmë blerje strategjike dhe operacionale. Kemi sisteme antitank që janë blerë, sisteme të ndryshme të armatimit, për kundër ajror jemi në bashkëpunim dhe koordinim për blerjen e tyre. Të gjitha sistemet e armatimit janë sistemet e fundit të armatimit që prodhohen, janë modelet e fundit. Kemi sisteme që nuk gjenden as në rajon dhe më gjerë”, tha ai në RTV Dukagjini.

Po ashtu, ministri i Mbrojtjes ka theksuar se dronët Bayraktar të blerë së fundmi po vazhdojnë të testohen.

“Çdo pajisje që i kemi marrë i testojmë. Me dronët kemi vazhduar në testimin, mirëmbajtjen dhe operimin me ta. Normalisht nuk kemi pasur nevojë për të operuar, vazhdojmë të testojmë dhe të shikojmë aspektin e funksionalitetit të tyre. Snajperët që posedojmë janë teknika e fundit ushtarake dhe ato që do t’i blejmë janë modelet e fundit të dizajnuara”, shtoi më tej ai.

Çfarë pajisje është duke blerë FSK-ja?

“Po blejmë të gjitha ato sisteme që i kemi planifikuar në planin gjithëpërfshirës të tranziocionit, që nënkupton sisteme të armatimit për këmbësorinë, sisteme të armatimit për mbrojtje kundërtank, sisteme të armatimit të artilerisë pra për qitje në distanca, sisteme të armatimit të mbështetjes ajrore”.

Të gjitha këto bëhen në koordinim me NATO-n, thotë ministri Maqedonci.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë