Ish- deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Fatmir Humolli, në një prononcim për Gazeta Blic, tha se si duket Kurti duke kritikuar qeveritë e kaluara po i kritikon ministrat e vet.
Humolli thotë se Kurti duke kritikuar qeveritë e kaluara po i kritikon ministrat e vet duke u tërhequr vërejtjen pasi që po sillen me burokraci dhe totalisht të shkëputur nga realiteti dhe jeta e përditshme.
“Sa i përket qeverisjeve të kaluara populli ynë e ka dhënë mendimin e vet më 14 Shkurt 2021, dhe do ta jap mendimin e vet edhe për këtë Qeveri në zgjedhjet a ardhshme. Si duket kryeministri duke kritikuar qeveritë e kaluara, po i kritikon ministrat e vet duke u tërhequr vërejtjen pasi që po sillen me burokraci dhe totalisht të shkëputur nga realiteti dhe jeta e përditshme qytetare”, tha Humolli.
Ndërsa, për kërkesat e policëve Humolli thotë se janë minimale dhe lehtë të plotësueshme.
“Sa i përket protestës së policisë, unë mendoj se është plotësisht legjitime, dhe kërkesat e tyre jane minimale dhe lehtë të plotësueshme. Ndërsa qasja e tillë, me logjikën e krekosjes për rritjen e buxhetit por duke mos ua plotësuar nevojat bazike atyre që janë rendi i parë i sigurisë tonë, na lë të kuptojmë se kjo udhëheqësi nuk i njeh proceset dhe dinamikën e tyre dhe nuk e vlerësojn se siguria e tyre na jep siguri të gjithë neve”, përfundoi Humolli.











