Në një intervistë për emisionin “Politiko“, avokati Xhevdet Smakiqi ka deklaruar se Haxhi Shala është arrestuar në ditën kur ai kishte udhëtuar në vendlindje për të shoqëruar babanë në operacion shëndetësor.
Smakiqi vijoi të theksojë se Shala është penguar të kontaktojë një avokat gjatë ndalimit, duke konsideruar këtë si një shkelje serioze të të drejtave themelore të të akuzuarit.
“Vetë ndalimi pa mundësinë që të kontaktojë një avokat, qoftë edhe mua nënkupton që ZPS-ja ka bërë shkelje sepse në momentin kur ndalohet dikush sipas ligjit për Dhomat e Specializuara, Kushtetutës së Kosovës dhe Konventat Ndërkombëtare një të dyshuari nuk guxon t’i ndalohet që të kontaktojë një avokat “, ka thënë avokati Smakiqi.











