
Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal në Komunën e Mitrovicës, me ç’rast janë marrë vendime mjaft të rëndësishme.
Në këtë mbledhje është vendosur që shuma e qirasë për përfituesit e shtëpive në Frashër të jetë 50 euro, shkruan Jepi zë.
Mirëpo, kjo pagesë do kryhet në bashkëpunim me Komunën, e cila do të paguaj gjysmën e çmimit të qirasë.
Kështu Komuna do të paguaj 25 euro që i bie 50% e shumës totale.
Ky lajm i mirë nga Komuna cilësohet si ndihmesë e madhe për përfituesit e shtëpive në Frashër.












