Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së, ka përkujtuar heroin Mujë Krasniqi, në 25 vjetorin e rënies së tij, raporton GazetaBlic.
Haradinaj përmes një postimi në facebook, tha se vendosmëria dhe trimëria e tij, janë të gdhendura në historinë dhe kujtesën e shqiptarëve.
“Mujë Krasniqi, i këndoi lirisë, e në kërkim të saj bashkë me trimat ranë tek kufiri që nuk ekziston më. Vepra e tyre madhore na shërben si udhërrëfyes në punën tonë të përditshme në forcimin e shtetit dhe ngritjes së mirëqenies së qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.
“Lavdi e përjetshme!”, përfundoi ai.












