Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Musliu: Vizita e Haxhiut në Hagë bëhet për faktorizim politik, ajo duhet t’i kërkojë falje Thaçit e Veselit

30/03/2022 - 21:54
në Lajme
A A
Musliu: Haxhiu para se të niset në Hagë duhet t’i kërkojë falje Thaçit dhe Veselit që i quajti kriminel
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu ka filluar një vizitë në Hagë ku do të takojë disa nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por jo edhe ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, kjo pasi këta dy të fundit nuk kanë pranuar të takohen me të.

Kjo ka ngjallur debate të mëdha në opinionin publik, disa i kanë kritikuar ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por disa i kanë arsyetuar nën idenë e ashpërsisë opozitare që dikur e kishte treguar ministrja e sotme, Albulena Haxhiu ndaj dy ish-krerëve të UÇK-së, duke i quajtur “kriminelë” e “hajna”.

Lidhur me këtë çështje ka folur edhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e cila ditë më parë deklaroi publikisht se ministrja Haxhiu do duhej t’iu kërkonte falje ish-krerëve të UÇK-së para se të vendoste t’i takonte.

E pyetur nga lajmi.net se çfarë mendon rreth vizitës së Haxhiut tek ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Musliu tha se ministrja Haxhiu është favorizuar në politikë duke denigruar ish-krerët e UÇK-së, ndërsa tani ajo po tenton sipas Musliut të fitojë kredibilitet politik si ministre.

“Albulena Haxhiu në politikë u faktorizua duke denigruar pikërisht krerët e UÇK-së. Duke e nuhatur që qytetarët e Kosovės më në fund e kanë kuptuar që kjo gjykatë është themeluar mbi një bashkëpunim me Serbinë dhe spiunët e saj brenda vendit tonë, Albulena Haxhiu po synon që duke aranzhuar takime në Hagë të fiton kredibilitet politik si Ministre. Për këtë arsye mendoj që është vetëm hipokrizia e radhës dhe asgjë tjetër.”, tha Musliu.

Lidhur me refuzimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Kadri Veseli për t’u takuar me të, Musliu u shpreh se “refuzimi për ta takuar (Haxhiun) është veprimi i duhur), pasi sipas saj kjo e fundit nuk ka kërkuar falje për deklaratat e saj.

“Mendimi im personal është që nëse në burg gjendesh për shkak të akuzave të rreme e në këtë rast edhe të një Albulene e cila koinçidon të jet sot Ministre, dhe e njëjta nuk ka kërkuar falje për deklaratat e saj, atëherë refuzimi për ta takuar është veprimi i duhur. Nuk kanë ata nevojë t‘i prodhojnë material për fcb apo t‘i amnistojnë sjelljet e saj në të kaluarën.”, tha Musliu.

Lidhur me raportin që sot ka qeveria e Kosovës me ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Musliu për lajmi.net tha se është “nën çdo nivel”. Sipas saj, Kurti e kishte premtim elektoral çbërjen e Gjykatës Speciale, por tani ka rënë në heshtje.

“Qasja e qeverisë aktuale në raport me ish udhëheqësit e UÇK-së, të cilët janë duke e zhvilluar betejën e fundit me Serbinë, është nën çdo nivel. Albin Kurti, çbërjen e kësaj gjykate e kishte premtim elektoral. Sot ai ka rënë në një heshtjë komatoze. Në anën tjetër publikohen pagesat e avokatëve për të krijuar huti në opinion.”, tha Musliu.

Më tutje, Musliu u shpreh se në paraqitjet e tyre të fundit, kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani kanë lënë shije të keqe. Sipas Musliut, procesi që po zhvillohet në Hagë nuk trajtohet seriozisht nga qeveria.

“Në paraqitjet e fundit, për nder të festave kryesore të historisë sonë Kryeministri dhe Presidentja kanë lënë shije të keqe dhe lanë dhënë shembullin më të shëmtuar. Ministrja e Jashtme bllokoi marrveshjen me DHL dhe shkaktoi rrėmujë në dërgimin e gjërave të nevojshme. Procesi qė po zhvillohet në Hagë nuk është pjesë serioze e agjendës qeveritare, prandaj mendoj se kjo qeveri heret a vonë do të gjykohet për mos angazhim dhe mos të harrojmë pa përmend faktin që disa pjestarë të kabinetit qeverisës kane deklaruar publikisht se janë deponues të dosjeve në Hagë.”, tha Musliu.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë