Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Qytetari burgoset për aksident me lëndime, djali i biznesmenit në liri për aksidentin me pasojë vdekjen

15/12/2023 - 14:00
në Kryesore, Lajme
A A
Qytetari burgoset për aksident me lëndime, djali i biznesmenit në liri për aksidentin me pasojë vdekjen
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Brenda vetëm një muaji sistemi prokurorial i Kosovës ka shpërfaqur se sa zemergjerë është kur trajton raste ku përfshihen njerëzit e fuqishëm. Në dy raste të aksidenteve ka marrë vendime krejtësisht të ndryshme. I ka caktuar paraburgimin një qytetari për përfshirje në aksident që ka pasë për pasojë vetëm lëndime trupore. Por, ndryshe ka vendosur në aksidentin me fatalitet, në të cilën ka vdekur një profesor. E ka lënë të lirë të dyshuarin. Njeriu që shkaktoi aksidentin me fatalitet është djali i një biznesmeni të fuqishëm.

Profesori Ferhat Bejtullahi, mbrëmjen e 2 dhjetorit, po bënte si zakonisht rrugën nga vendi i punës së tij, kolegji UBT, për në banesën e tij.

Por, në rrugën “Bill Klinton”, afër vendit të tij të punës një shofer i papërgjegjshëm e shtypi me veturë. Bejtullahu, një profesor i respektuar në lëmin e tij, vdiq pak orë më vonë nga plagët e marra nga ky aksident.

Çdokush do të mendonte se shoferi i papërgjegjshëm tashmë është në qendrën e paraburgimit, duke vuajtur 30 ditëshin e parë të ndëshkimit për krimin e bërë. Por, kjo nuk ka ndodhur.

Njeriu që e mbyti profesorin Bejtullahu rastisi të jetë djali i një biznesmeni të fuqishëm. I një multimilioneri.

Nuk vuajti asnjë natë në burg. është i lirë që nga nata kur kreu krimin. Që nga 3 dhjetori.

Vrasësi i profesorit është Vullnet Gashi. Është djali i biznesmenit Burim Gashi.

Biznesmeni Burim Gashi është i njohur për lidhjet e tij të fuqishme me politikën e me grupe të fuqishme të interesit. Ka përfituar një varg benefitesh nga fondet publike. Është pronar i firmës “Agro Llapi”.

Prokuroria për djalin e biznesmenit që shkeli për vdekje profesorin: Nuk plotësohen kushtet për paraburgim

Për rastin e djalit të biznesmenit, Prokuroria Themelore në Prishtinë pas insistimit të vazhdueshëm dha një arsyetim përse nuk i caktoi masën e paraburgimit prej 1 muaj.

Sipas prokurorit të rastit nuk ishin plotësuar “kushtet” që ai të qëndronte në burg për veprën penale.

“Lidhur me pyetjet e juaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit me kujdes ka vlerësuar rrethanat e kryerjes se veprës penale dhe pasi ka analizuar kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, ka vlerësuar se në rastin konkret nuk plotësohen këto kushte“.

Nga prokuroria potencuar se hetimet janë duke vazhduar në drejtim të veprës penale “rrezikim i trafikut publik me fatalitet”.

“Përgjegjësia penale e të dyshuarit do të vërtetohet saktësisht gjatë hetimit, pasi duke pasur parasysh vendin ku ka ndodhur rasti, vepra e rrezikimit të trafikut publik kryhet nga pakujdesia dhe në kryerjen e tyre mund të kontribuojnë të gjithë pjesëmarrësit në trafik, andaj edhe në këtë çështje penale, Prokurori i Shtetit ka siguruar të gjitha provat në vendin e ngjarjes, është intervistuar i dyshuari në stacionin policor dhe është hapur rast në drejtim të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik” (me fatalitet)“.

“Prokurori i Shtetit gjatë analizimit të çdo rasti veç e veç, i shqyrton e analizon kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit në këtë rast, siç janë: rreziku i arratisjes; ndikimi në të dëmtuar, dëshmitarë apo bashkëpjesëmarrës; përsëritja e veprës penale etj., duke i argumentuar në mënyrë konkrete siç kërkon Kodi i Procedurës Penale dhe Konventat ndërkombëtare“, thuhet në përgjigjen e tyre për Insajderin.

Standardet e dyfishta të prokurorisë

Edhe pse djali i biznesmenit, Burim Gashi, Vullneti shkeli për vdekje me automjetin e tij profesorin Ferhat Bejtullahin, ai nuk mbajti asnjë ditë burg, i lirua menjëherë. Por, ndryshe veproi prokuroria në rastin e një qytetari të thjeshtë, i cili me veturën e tij godit një këmbësor duke i shkaktuar lëndime.

Me urdhër të prokurorit, shoferi në këtë rast u dërguar direkt në mbajtje.

“Fsh. Bresje, Fushë Kosovë 10.12.2023, 17:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur viktimën mashkull kosovar (këmbësor). Përveç dëmeve materiale lëndime të rënda trupore ka pësuar viktima, e cila është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje“, thuhet në raportin 24 orësh të policisë përcjell Insajderi.

Raporti i Policisë në rastin e djalit të biznesmenit Gashi

Policia përmes raportit 24 orësh konfirmonte se viktima, në këtë rast profesori Bejtullahu kishte ndërruar jetë në QKUK.

Teksa potencohej se i dyshuari, djali i biznesmenit ishte liruar menjëherë pas intervistimit.

“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij dyshohet se nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi ka arritur në QKUK, duke mos i përballuar lëndimeve të marra ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion”, thuhej në raport.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë