Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Shtesat për leohna dhe për fëmijët, E-kosova del me sqarime për qytetarët rreth aplikimit

15/12/2023 - 23:01
në Kryesore, Lajme
A A
Shtesat për leohna dhe për fëmijët, E-kosova del me sqarime për qytetarët rreth aplikimit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Platforma E-kosova ka dalë me sqarime që mund t’i ndihmojnë qytetarët të cilët janë duke hasur në vështirësi e probleme gjatë regjistrimit dhe aplikimit për shtesat për nënat lehona dhe për shtesat për fëmijë.

E-kosova ka njoftuar se ditëve të fundit ka pranuar shumë kërkesa si rrjedhojë e vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave.

Në njoftim kanë treguar se si duhet vepruar kur iu shfaqet problem me regjistrim në platformë apo edhe me kartelën e bankës.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar/a, për shkak të kërkesave të shumta që kemi pranuar nga qytetarët në ditët e fundit, për informimin tuaj sa më të mirë, ju lutemi të ju referoheni pyetjeve/përgjigjeve në vazhdim:

1. Gjatë regjistrimit në Platformën eKosova kam shënuar gabimisht email adresën dhe numrin e telefonit, si ta përmirësoj?Të dhënat për numrin e telefonit dhe email adresën mund t’i ndryshoni në profilin tuaj në eKosova.Nëse keni vështirësi atëherë ju mund të shënoni kërkesën për ndryshim të të dhënave tek moduli “Ndihma” në Platformë eKosova ose në email adresën [email protected]

2. Fëmija im ka mbushur tre muaj dhe sistemi nuk më lejon të bëj aplikimin për shtesa për lehona?Në bazë të vendimit të Ministrisë së Financave aplikimi për shtesa për lehona duhet të realizohet në tre muajt e parë të lindjes së fëmijës.

3. Gjatë aplikimit për shtesa për lehona më shfaqet mesazhi “Kjo gjiro-llogari bankare nuk korrespondon me numrin tuaj personal”, çfarë duhet të bëj?Ju duhet të kontaktoni me bankën tuaj dhe të kërkoni që gjiro-llogaria juaj të raportohet si aktive në sistemin e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

4. Gjate aplikimit për shtesa për fëmijë më shfaqet mesazhi “Të dhënat e fëmijës nuk përputhen me të dhënat e nënës në gjendjen civile” çfarë duhet të bëj?Ju duhet të lajmëroheni në zyrën e Gjendjes Civile në komunën tuaj dhe të kërkoni që të bëhet ndërlidhja e numrave personal në mes të nënës dhe fëmijës.

5. Aplikimin për shtesa për lehona dhe fëmijë e kam realizuar me sukses mirëpo nuk kam pranuar pagesën?Pagesat për këto shërbime zakonisht ekzekutohen me datën 25 të çdo muaji.Për informata më të hollësishme rreth pagesave kontaktoni me Ministrinë e Financave në numrin 0800 44440.

6. Nga cila datë mund të aplikoj për shtesa për fëmijë dhe lehona? Aplikimet për shtesa për fëmijë dhe lehona janë të hapura çdo muaj nga data 1 deri më 20.

7. Nëna e fëmijës nuk është shtetase e Kosovës, si mund të realizojmë aplikimin për shtesa për fëmijë?Në rastet kur nëna nuk është shtetase e Kosovës aplikimin për shtesa për fëmijë e realizon babai nga profili i tij në eKosova.

8. Gjatë aplikimit për shtesa për fëmijë a mund të shënojë gjiro-llogarinë bankare të bashkëshortit pasi që unë nuk posedoj gjiro-llogari bankare?Gjiro-llogaria bankare duhet të jetë në emër të aplikueses, nuk pranohen gjiro-llogari tjera.

Me respekt,Stafi eKosova.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada e Kosovës në Francë sqaron procedurën për votimin me postë

Ambasada e Kosovës në Francë sqaron procedurën për votimin me postë
30/05/2026 - 19:02

Ambasada e Kosovës në Francë u ka bërë thirrje qytetarëve kosovarë që jetojnë në këtë shtet të ndjekin me kujdes procedurat e përcaktuara për votimin me postë në...

Më shumëDetails

Kriza politike, Server: Shpresoj që 7 qershorit ta zgjedh situatën, Kurti të lëvizë shpejt për krijimin e koalicioni nëse s’e merr shumicën

Kriza politike, Server: Shpresoj që 7 qershorit ta zgjedh situatën, Kurti të lëvizë shpejt për krijimin e koalicioni nëse s’e merr shumicën
30/05/2026 - 18:52

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, është deklaruar lidhur me krizën politike në Kosovë, dhe zgjedhjet e 7 qershorit. Server, ka deklaruar se, ai shpreson...

Më shumëDetails

‘‘E padrejtë’’, Serwer për procesin në Hagë: S’besoj që Thaçi ka pasur autoritet komandues mbi UÇK’në siç pretendon prokuroria

Serwer: Vuçiq s’nënshkruan marrëveshje me Kosovën para zgjedhjeve, mbase as pas tyre
30/05/2026 - 18:30

Profesori i Universitetit “Johns Hopkins” në SHBA, Daniel Serwer, ka dhënë komentet e tij lidhur me procesin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Server, ka...

Më shumëDetails

E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon në polici

E mitura gjen kuletën me 2000 euro në Mitrovicë, e dorëzon në polici
30/05/2026 - 18:08

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, një vajzë e mitur, ka dorëzuar një kuletë të cilën e kishte gjetur në Mitrovicë, e ku ndodheshin, dokumente personale dhe një...

Më shumëDetails

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni, merr mbështetje të fuqishme nga rinia vushtrriase

27-shi i PDK-së, Lorik Maxhuni, merr mbështetje të fuqishme nga rinia vushtrriase
30/05/2026 - 17:56

Kandidati për deputet nga PDK, Lorik Maxhuni, ka marrë mbështetje të fuqishme nga rinia e Vushtrrisë, raporton Gazeta Online Veriu.info. Ai ka thënë se rinia është forca që...

Më shumëDetails

Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani

Asamblisti i VV-së në Ferizaj, Amir Rexhepi, kërcënohet nga oligarku Sokol Shabani
30/05/2026 - 17:09

Amir Rexhepi, asamblist i Vetëvendosjes në komunën e Ferizajit, ka denoncuar në polici kërcënimin që ka marrë nga biznesmeni Sokol Shabani, raporton Gazeta Online Veriu.info. Rexhepi ka thënë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Lajm jo i mirë: Ky është çmimi i naftës për sot

    Lirohet nafta: Ja çmimi i sotit, që do të vlejë deri të hënën

    137 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 34
  • Fatmir Limaj e bën ‘horë’ Bedri Hamzën me mbështetje në Facebook për tubimin e Ferizajt, tregon se është më i pëlqyer te elektorati i PDK-së

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49
  • Shembulli i Marigona Bekteshi Feratit: Familjet mitrovicase që ishin tradicionalisht në PDK, në kohën e Bedri Hamzës po kalojnë në VV

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Dështim total tubimi i AAK-së në Rahovec, pa Haradinajt duket se Ardian Gjini nuk do ta kaloj pragun zgjedhor prej 5%

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • ‘‘Pse s’po del në Vetëvendosje bre vlla – Çka po ju bon Hashimi ai në burg’’, Shpërthen debati Valon Syla – Zana Avdiu

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë