Në një dokument të publikuar, që i takon zyrës së Adem Demaçit, vërtetohen pretendimet e kahmotshme se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, është tërhequr nga lufta tre muaj para përfundimit të saj.
Në dokumentin e mëposhtëm shihet se si kjo zyrë është tërhequr nga aktiviteti i saj meqë e konisderonin Marrëveshjen e Rambujesë si të gabueshme.
Kujtojmë se pas Marrëveshjes së Rambujesë, që ka qenë shkak për tërheqjen e Zyrës së Demaçit- pjesë e së cilës ka qenë Albin Kurti- nga aktivitetit i tyre, kanë filluar bombardimet kundër Serbisë.
Ky dokument po publikohet në kuadër të debatit që Kurti e ka filluar ku ka lëshuar akuza për veteranët e rrejshëm dhe ku ka premtuar verifikimin e tyre.
Këtu keni dokumentin në fjalë:














