
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Dega në Zvicër, Ragip Xhaka, ka dhënë një intervistë për gazetën “Epoka e re”.
Ish-i burgosuri politik dhe veprimtari i hershëm i çështjes kombëtare, njëherësh babai i dy sportistëve më të mirë shqiptarë, Granit dhe Taulant Xhaka, në këtë intervistë ka folur për karrierën sportive të djemve të tij, për aktivitetin politik të PDK-së në Zvicër, për zhvillimet politike në Kosovë, për Gjykatën Speciale, për qeverisjen e Kurtit dhe për opozitën.
Ragip Xhaka e ka lënë mundësinë e hapur që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të jetë pjesë e listës së PDK-së për deputet.
“Për kandidimin tim të mundshëm do të vendoset në forumet e partisë. Por, nëse zgjedhem deputet, ju garantoj se do të jem një urë lidhëse në mes të mërgatës dhe Kuvendit të Kosovës”, ka thënë Xhaka












