Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kusari-Lila arsyeton mungesën e deputetëve të VV-së: Komisioni Hetimor absurd, s’i dihet synimi

18/12/2023 - 13:54
në Lajme
A A
Kusari-Lila arsyeton mungesën e deputetëve të VV-së: Komisioni Hetimor absurd, s’i dihet synimi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shefja e Grupit Parlamentarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, tha se Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, është duke bërë të kundërtën e asaj që kanë për qëllim Komisionet e tilla.

Sipas saj, ky është Komision absurd të cilit nuk i dihet synimi, duke shtuar se VV-ja nuk ka për qëllim që ta ndaloj punën e këtij Komisioni me mospjesëmarrje pasi sipas saj, kjo parti vetë e ka votuar formimin. Ajo mungesën e deputetëve të VV-së në këtë Komision në dy mbledhjet e fundit e ka arsyetuar se mbledhjet po bëhen pa u marr parasysh punët e Komisioneve të tjera që janë caktuar më herët.

Shefja e VV-së në një prononcim për Ekonomia Online ka thënë se formimi i këtij Komisioni është i kotë pasi për dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë kanë filluar hetimet dhe janë arrestuar disa persona.

“Ne si Grup Parlamentar e kemi votuar formimin e Komisionit në seancë, e natyrisht edhe kemi thënë që përkundrejt që besojmë që është e kotë për faktin se këtu ka një proces hetimorë. Komisionet Hetimore synimin e kanë që të nxjerrin në dritë diçka në raste se besojnë se ka bazë për hetimet penale të mëtutjeshme. Ky ka shkuar e kundërta, do të thotë ka shkuar qerrja para kalit që nuk mund të ndodh kështu. Qe tashmë vetëm kanë filluar hetimet, ka pasur edhe arrestime ndërsa është në dosje enorme materiale të Ministrisë, ato do t’i duhen edhe Komisionit Hetimor në të ardhmen e afërt, do të jenë në pronësi të Prokurorisë që nuk do ti ndaj me ta, për arsye se nuk ndan Prokuroria materiale të cilat i posedon ose të cilat i ka konfiskuar nga Ministria relevante për qëllim të hetimit penal”, tha ajo.

Ajo tha se nuk e din se cili është synimi i deputetëve të opozitës sa i përket këtij Komisioni, sipas saj, ata po mundohen që të tregojnë që dinw ta bëjnë punë e hetuesit më mirë se vetë hetuesit. Prandaj sipas Kusari-Lilas, ky Komision në një farë forme tregon një qëllim negativ dhe degradim të punës se Kuvendit në raport me mandatin Kushtetues e legjislativ.

“Në vetvete kjo është një Komision absurd i cili nuk e di se ku dëshirojnë me dalë ose çfarë është synimi apo dojnë me tregu disa prej deputetëve të opozitës që din me bw punë e hetuesit më mirë se vetë hetuesit. Apo kanë përvojën paraprake qoftë të policisë, qoftë të organeve të hetuesisë për të dëshmuar që nuk keni shkuar aq larg sa kërkoheni në këtë proces. Prandaj është tepër kompleks edhe është në një farë forme e tregon një qëllim negativ dhe degradim të punës se Kuvendit në raport me mandatin Kushtetues e legjislativ”, tha ajo.

Shefja e GP të VV-së, duke iu përgjigjur komenteve të opozitës, tha se VV-ja nuk e ka qëllim që të kundërshtoj këtë Komision edhe pse ka dyshime që serioze se mund të nxjerrët diçka paralel me organet e hetuesisë.  Ajo tha se deputet e VV-së nuk janë duke marr pjesë në mbledhjen e këtij Komisioni pasi mbledhjet e saja po behën pa u marr parasysh punët e Komisioneve të tjera.

“Sido qoftë ne nuk kemi thënë se do të dështojmë punën e Komisionit, Komisioni vazhdon punën e vetë përkundër që kemi hezitime serioze apo dyshime serioze se mund të nxjerr diçka krahas ose paralel me organet e hetuesisë. Por që fatkeqësisht menaxhimi i takimeve të këtij Komisioni po behtë në çakordim apo pa u marr parasysh punët e Komisioneve të tjera. Përshëmbull javën e kaluar ne ishim në Komision për Ekonomi, diskutimi ende vazhdonte ishte vetë ministrja aty, deputetet e opozitës ngritën nga Komisioni, ne kishim kuorumin të vazhdojmë dhe vazhduam dy prej anëtareve të këtij komisioni ishin prezent në Komisioni për Ekonomi dhe natyrisht ata duhet që të jenë pjesë e Komisionit funksional dhe jo pjesë e komisionit Hetimor përderisa puna e Komisionit vazhdon”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se administrata dhe udhëheqësit e Komisionit Hetimor, që janë nga opozita, duhet që të kenë kujdes në momentin kur vendosin kohën për mbledhje, pasi ajo tha se në këtë mënyre pozita po vendoset në lajthitje dhe se primare për deputet e VV-së është agjenda legjislative, përgatitjen e ligjeve dhe miratimi i tyre.

“E njëjta ka ndodhur sot, në të njëjtën kohë mbahet një Komision tjetër apo një grup punues i cili ka mbikëqyrje të një projektligji, takime të caktuara që prej javës së kaluar, prapë ka takim të Komisionit Hetimor në të njëjtën kohë. Prandaj duhet që të kemi shumë kujdes edhe administrata, por edhe udhëheqësit e komisionit hetimorë të dy nga opozita kur caktojnë takime të këtilla”.

“Në mënyrë që mos të vihen në lajthitje pastaj edhe deputetet e opozitës se ne primare e kemi agjendën legjislative, përgatitjen e ligjeve, miratimin e tyre, gjë të cilën opozita nuk është duke bërë. Në një farë forme njëanshëm është duke funksionuar puna e Kuvendit veç me opozitën për çështjet të projektligjeve dhe  Komisioneve funksionale, përderisa opozita dëshiron që të merret me hetime, letë vazhdojnë deri ku e qojnë nuk e di, por që për ne primarja është puna në Komisionet e përhershme dhe Komisionet funksionale”, tha ajo.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë