Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Arifi s’ndalë akuzat: Raportet e Kurtit me Shqipërinë iu imponuan Luginës, Kamberi do t’ia puth dorën Vuçiqt

18/12/2023 - 16:07
në Lajme
A A
Arifi s’ndalë akuzat: Raportet e Kurtit me Shqipërinë iu imponuan Luginës, Kamberi do t’ia puth dorën Vuçiqt
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një ditë pas zgjedhjeve në Serbi, Kreu i Komunës së Preshevës Shqipërim Arifi ka vazhduar akuzat në adresë të Kryeministrit Kurti, Shaip Kamberit dhe PVD’së. sipas Arifit, përcarja që ka shkaktuar Kryeministri Kurti atje ka ndikuar që shqiptarët të përfaqësohen vetëm me një deputet.

“Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc” ka shkruar Arifi.

“Ndarja në dy lista dhe mbështetja selektive e kryeministri Kurti sollën një dëshpërim që çoi deri në bojkot të këtyre zgjedhjeve. Rrjedhimisht, rezultati i listës sonë pasqyron më së miri këtë dëshpërim dhe për këtë arsye e kemi vetëm një deputet dhe jo tre” ka vazhduar ai.

Tutje, Arifi ka shkruar se “marrëdhëniet e Kurtit me udhëheqësit e Shqipërisë, i’u imponuan sot edhe popullit të Preshevës”.

“Injorimi dhe neglizhimi i takimeve dhe bisedimeve me krerët e shtetit amë – Shqipërisë, është një përgjegjësi morale e kombëtare të cilën do ta bartin përgjatë historisë edhe Shaip Kamberi, edhe Albin Kurti”

Edhe për rezultatin e ALTERNATIVA dhe Kandidatit për Deputet Visar Memeti, Arifi ka akuzuar Kurtin.

” Votuesve e partisë më të madhe në Luginë, ALTERNATIVA për Ndryshim, ndarja në dy lista dhe mbështetja selektive e kryeministri Kurti sollën një dëshpërim që çoi deri në bojkot të këtyre zgjedhjeve”.

Ai më tej ka ka goditur edhe Kamberin, i cili pritet të jetë pjesë e Parlamentit të ri të Serbisë.

“E në anën tjetër në parlamentin serb përveç që do ta puthin doren e Vuçiqit, rezultatet dhe zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve do të jenë 0”.

Postimi i plotë:

Dje, u përmbyll procesi i zgjedhjeve parlamentare në Luginën e Preshevës, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët të votuesve në tre dekadat e fundit. Javë më herët, kemi paralajmëruar se shqiptarët në Luginë do të bojkotojnë këto zgjedhje, gjë e cila ka ndodhur.

Kjo, si pasojë e përfshirjes së kryeministrit Kurti, i cili ka përçarë spektrin politik shqiptarë në Luginë në dy lista për garën në zgjedhjet parlamentare. Si rrjedhojë, një shumicë e konsiderueshme e qytetarëve shqiptarë, mbi 60 mijë, zgjodhën bojkotimin e zgjedhjeve si formë proteste ndaj spektrit politik në Preshevë dhe Bujanoc.

Marrëdhëniet e Kurtit me udhëheqësit e Shqipërisë, i’u imponuan sot edhe popullit të Preshevës.

Për këtë momentum politik, do të mbajnë përgjegjësi gjithë lidershipi shqiptarë në Luginë të Preshevës.

Këto zgjedhje janë kthim prapa për shqiptarët në Luginë, jo vetëm përshkak të përçarjes por edhe me përfaqësimin e vetëm një deputeti në parlamentin serb, përkundër potencialit për të dërguar tre apo katër deputetë.

Përtej arsyeve që çuan në bojkot, është dhe vetëdija e qytetarëve me pritshmëritë nga rezultati që do të sjellte deputeti në Beograd, ku fatkeqësisht çdo mandat i deputetit dekadave të fundit i ka zhgënjyer. Shqiptarët nuk presin më që në Beograd një apo dy deputetë të mund të sjellin ndryshime për shqiptarët. Historikisht, deputetët, me mungesën e efekasitetit të tyre, nuk kanë arritur të sjellin rezultate pozitive për popullsinë shqiptare të Luginës, sepse në radhë të parë i kanë shërbyer përmbushjes së apetitve personale-partiake, me politika egocentrike.

Njejtë patëm paralajmëruar edhe për dërgimin e mjeteve të Kosovës – Fondin 2 milion euro, të cilat u keqëpërdorën brutalisht nga PVD-ja për këto zgjedhje parlamentare, të cilët i investuan në blerjen e votave. Kjo e ka shtyrë edhe rezultatin e “listës së Kurtit” dhe ka mundësuar që të ketë një mini – ngritje të Listës së Kamberit krahas me vitin e kaluar. Pra, korrupsioni lokal duke keqpërdorur mjetet e Kosovës për blerjen e votave për Kamberin, ka qenë në nivelin më të lartë të mundshëm ditën e djeshme.

Por, çka mbetet e paqartë është qëllimi i Kryeminstrit Kurti, pas gjithë atij investimi në zgjedhjet parlamentare; a po synonte të dërgonte më shumë se një deputetë dhe rezultatet devijuan nga planet e tij, apo po synonte të dërgonte vetëm Kamberin si deputet të vetëm si doraputhës kryesor. Kjo paqartësi mbetet e padefinuar.

Falenderim i veçantë kandidatit tonë Visar Memeti dhe kandidateve tjerë, anëtarëve dhe gjithë strukturës së ALTERNATIVA për Ndryshim dhe mbi të gjitha për komisionerët tanë në vendvotime për punën e përpiktë dhe profesionale që kanë bërë në procesin e djeshëm. Votuesve e partisë më të madhe në Luginë, ALTERNATIVA për Ndryshim, ndarja në dy lista dhe mbështetja selektive e kryeministri Kurti sollën një dëshpërim që çoi deri në bojkot të këtyre zgjedhjeve. Rrjedhimisht, rezultati i listës sonë pasqyron më së miri këtë dëshpërim dhe për këtë arsye e kemi vetëm një deputet dhe jo tre.

20 vjet përvojë politike të Kamberit dhe Mustafës (tek e cila Mustafa ishte gjithëher kundër PVD-së së Kamberit, 20 vjet zhvatje dhe bashkëpunim me Serbin dhe që kanë dëshpëruar qytetarët panderprerë. Sot, pasi kanë përcarë shqiptarët në Luginë dhe ende pas 20 viteve nuk mësuan t’i lënë anash interesat personale dhe të krijojnë unitet mes shqiptarëve, u bënë bashkë për po të njejtin qëllim, u bashkuan rreth burimit të vetëm nga i cili mund të zhvatin e që është buxheti i qeverisë së Kosovës. E në anën tjetër në parlamentin serb përveç që do ta puthin doren e Vuçiqit, rezultatet dhe zgjidhjet e problemeve të shqiptarëve do të jenë 0.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë