Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Pas vitit të ri do të ketë zgjedhje, Kosova ka humbur njohjen reciproke”

19/12/2023 - 19:19
në Lajme
A A
“Pas vitit të ri do të ketë zgjedhje, Kosova ka humbur njohjen reciproke”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratikë të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, beson se menjëherë pasi të kalojë viti 2023, vendi do të shkojë në zgjedhje.

Në emisionin “Five” në RTV Dukagjini, Krasniqi ka theksuar se Kosova e ka humbur njohjen reciproke.

“Pas vitit të ri menjëherë do të ketë zgjedhje. Sa më shpejt që vendi të shkojë në zgjedhje është më mirë, sepse qytetarët po varfërohen. Ka ngritje të çmimeve, nuk ka heqje të TVSH-së as heqje të akcizës”, u shpreh ajo.

Ajo potencon se ftesës së presidentes Vjosa Osmani, LDK i është përgjigjur pozitivisht për shkak se siç thotë Krasniqi bëhej fjalë për temën e Asociacionit, e cila është në interes të qytetarëve.

Megjithatë, ajo thotë se në draft-statutin e Asociacionit, i cili tashmë është publikuar, ka diçka që shkon përtej tij.

“Është një autonomi më e madhe”, thotë ajo.

“LDK-ja gjithmonë ka qenë konstruktive për çështje të mëdha, edhe në këtë rast kemi marrë pjesë në takim me presidenten, duke e ditur rëndësinë tejet madhore që është dialogu dhe Asociacioni. Në lidhje me draftin që e kemi parë të gjithë, si LDK jemi të shqetësuar sepse aty ka diçka përtej Asociacionit, është një autonomi më e madhe. Si LDK e përkrahim çdoherë një Asociacion që është në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës. E di që e kanë parë shumica e deputetëve atë dokument, por mbetet shqetësuese se si kryeministri nuk është në gjendje të tregojë se çfarë ka bërë në atë marrëveshje. Ka të bëjë diçka përtej Asociacionit në atë dokument. I thith kompetencat e nivelit qendror. Kurti nuk është në gjendje të dalë të prezantoje diçka që ka dhënë përtej Zajednicës. Ajo është tepër shqetësuese. Përveçqë ka autonominë më të madhe, ne si Republikë nuk përfitojmë asgjë. Po presim që të dërgohet në Kushtetuese së pari. Do të duhej të dërgohet sepse është dokument tejet i rëndësishëm”, tha ajo.

Deputetja e LDK-së theksoi se procesi i dialogut me Serbinë është kthim mbrapa.

“Kosova ka humbur njohjen reciproke… tani është harruar njohja reciproke.

Ne jemi ende në bisedime dhe sanksionet nuk janë larguar, gjendja nuk është ndryshuar në dialog. Dialogu është kthim mbrapa, na ka kthyer mbrapa për 10 vite. Gjendja në veri ka ardhur nga kokëfortësia e Kurtit, i cili fillimisht nuk është dakorduar me aleatët ndërkombëtarë”, shtoi Krasniqi.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë