Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hapet Konsullata e Nderit e Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës

20/12/2023 - 14:16
në Lajme
A A
Hapet Konsullata e Nderit e Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në një ceremoni solemne, u zhvillua hapja zyrtare e Konsullatës së Nderit të Republikës së Letonisë në Republikën e Kosovës. Konsulli i Nderit, Ardian Hoxha, priti mysafirët e nderuar dhe foli rreth vizionit dhe qëllimeve që ka me Konsullatën e Nderit

“Çdo ditë mësoj më shumë për Letoninë dhe shoh shumë ngjashmëri mes dy vendeve dhe kombeve tona”, tha Konsulli Hoxha. “Për këtë arsye, besoj se është shumë e rëndësishme të forcojmë lidhjet diplomatike, ekonomike, sportive dhe kulturore mes Letonisë dhe Kosovës. Letonia ka kaluar në një rrugëtim të ngjashëm me atë të Kosovës jo shumë kohë më parë dhe mund të mësojmë shumë nga ajo në rrugëtimin tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian”.

Ai shtoi se Konsullata e Nderit do të shërbejë si urë lidhëse mes Letonisë dhe Kosovës dhe se dyert janë të hapura për çdo lloj mbështetjeje apo lehtësimi të tregtisë, investimeve dhe partneriteteve ekonomike dhe kulturore. “Do të fokusohemi gjithashtu në shkëmbimin kulturor dhe arsimor dhe shpresojmë të luajmë një rol në nxitjen e kuptimit dhe respektit të ndërsjellë,” theksoi Hoxha.

Ambasadorja Elita Kuzma gjithashtu u drejtua të pranishmëve dhe deklaroi se, “Ne dëshirojmë të ju mbështesim praktikisht si dhe politikisht sa më shumë që të jetë e mundur. Prania jonë në KFOR me ushtrinë kombëtare të Letonisë tregon angazhimin tonë se siguria në Evropë është e pandarë dhe është shumë e rëndësishme për kontinentin tonë.”

Zëvendeskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, ishte e ftuara e nderit në këtë ceremoni. Ajo theksoi rëndësinë e hapjes së kësaj Konsullate në vendin tonë, duke vlerësuar në veçanti rolin mbështetës të vazhdueshëm të Letonisë në të gjitha proceset e shtetndërtimit të Kosovës, si dhe në aspiratat e integrimit euro-atlantik dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përcjell albinfo.ch.

Ministrja Gërvalla u shpreh se “rritja e mëtejme e bashkëpunimit dypalësh në mes dy vendeve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët është synim yni i vazhdueshëm.” Në ceremoninë zyrtare të hapjes së Konsullatës së Nderit, krahas shumë mysafirëve të ftuar, ishin të pranishëm edhe ambasadorë të shumtë, si dhe pjesëmarrës nga komuniteti i biznesit dhe shoqërisë civile.

Ky event shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit mes dy shteteve dhe popujve, duke hapur një kapitull të ri të bashkëpunimit dhe miqësisë mes Letonisë dhe Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë