Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve do të paguajë 3 650 euro në muaj për një ekspert të inxhinierisë softuerike.
Kjo Ministri përmes procesit të prokurimit ka përzgjedhur Atdhe Muhaxhirin si ekspert të inxhinierisë softuerike për sistemin e Tatimit në Pronë.
E për këtë ekspert, buxheti i shtetit do të paguajë 87 mijë e 600 euro për dy vite punë, e që kjo shumë nëse shpërndahet në pagesë mujore i bie 3 650 euro për muaj, raporton Gazeta10.
Për këtë, kjo ministri ka kryer edhe procedurat e prokurimit dhe kontrata ndërmjet ministrisë dhe ekspertit është planifikuar të nënshkruhet nesër (më 21 dhjetor).











