Disa ditë pasi tre të rinj humbën jetën në autostradën “Ibrahim Rugova”, si pasojë e organizimit të garave ilegale të shpejtësisë, Policia e Kosovës pritet të ashpërsojë masat ndaj shkelësve të rregullave në trafik. 76 gjoba tashmë janë shqiptuar ndaj personave që kanë organizuar gara të jashtëligjshme me vetura. E dënimi ndaj atyre që organizojnë këto gara shkon nga 500 deri në 1500. Por sipas ekspertëve të sigurisë këto raste po neglizhohen nga institucionet e sigurisë.
Jo rrallë herë, rrugët në Kosovë të cilat nuk janë të destinuara për gara mes veturave shndërrohen në pistë të garave.
E krejt kjo bëhet jashtëligjshëm.
Madje së fundmi, garat që u zhvilluan në autostradën “Ibrahim Rugovë” përfunduan me fatalitet për tre persona.
E ky rast nuk ishte i vetmi që këta organizuan gara të jashtëligjshme.
“Në rastin e të shtunës, Policia e Kosovës të njëjtit grup ia kishte parandaluar dy herë organizimin e garave të tilla. Të njëjtit kanë pasur gjoba të njëpasnjëshme për tejkalim shpejtësie e rrezikim, dhe njërit prej tyre i është konfiskuar patentë shoferi për tejkalim shpejtësie dhe filmim e publikim të këtyre garave”, thuhet nga Policia.
Ministri i Brendshëm madje ka treguar edhe se sa gjoba janë shqiptuar ndaj personave që organizuan gara të tilla.
Por sipas ekspertit të sigurisë, Bekim Ahmeti, Policia e Kosovës është duke neglizhuar këto raste.
E sa është dënimi që mund të marrin të gjitha ata të cilët garojnë me vetura jashtëligjshëm, tregon avokati Ardian Bajraktari.
Gjatë këtij viti sipas Ministrit të Brendshëm vit 104 qytetarë kanë humbur jetën në aksidente.













