Profesori Enver Hasani deklaroi se nuk ka pasur një ofertë për draftimin e një statuti të cilin “do ta kishte bërë”.
Hasani përmendi se një ofertë ndërkombëtare në maj të vitit 2023, nga struktrat financuese ndërkomnbëtare, teksa shtoi se arsyet për të cilat nuk ka pranuar do t’i bëjë të ditura ndonjëherë herë tjetër.
Hasani tutje shtoi se oferta për një draftim të një statuti ka pasur nga Qeveritë tjera, por jo nga Qeveria Kurti.
‘’Nuk me është thënë nga kjo Qeveri tash jo, Qeveritë tjera kur kanë kërkuar kam shprehur gatishmëri’’, tha Hasani.
Hasani ndër tjera tha Serbia e dinë për izolimin që mund t’i bëhet në të ardhmen nëse i kapercen vijat e kuqe.
‘’Serbia le te harron Evropën, rrugën Evropiane sepse me shku te Rusia dhe te Kina i duhet me i kapercy të gjitha vendet e NATO-së dhe të BE-së këtë e dinë Serbia dhe izolimi që mund t’i bëhet në të ardhmen nëse i kapercen vijat e kuqe ’’ tha Hasani.
Ai tutje shtoi se ‘’Nëse Perendimi lëshon pe që s’do përjashtohet Serbia duhet të heq maskën a është me Kinën apo me Perendimin, atëherë ne ose do fitojmë më shumë ose do humbim’’./rtv21













