Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Krasniqi: Kurti i dha autonomi territoriale serbëve, Gërvalla i mbushi Ambasadat me militantë

21/12/2023 - 10:19
në Lajme
A A
Krasniqi: Kurti i dha autonomi territoriale serbëve, Gërvalla i mbushi Ambasadat me militantë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

As këtë vit, Kosovës nuk i erdhi asnjë njohje. Pavarësisht takimeve, e vizitave të shumta që qeveritarët e Kosovës kanë bërë, nuk ia arritën ta sigurojnë këtë sukses.

E ky regres, po kritikohet nga një ish-bashkëpartiak i Albin Kurtit.

Për Frashër Krasniqin, diplomacia kosovare ka tre vite që nuk ekziston.

Ai ka thënë që përveç se ambasadat janë mbushur me militantë siç i quan ai të Gërvallës, asnjë punë tjetër s’është bërë.

“Diplomacia kosovare tash e tre vite nuk ekziston. Ajo në fakt ekziston por si kundër-diplomaci. Dhe nuk është se nuk ka bërë punë. Për shembull, Kosova asnjëherë nuk i ka pasur punët më keq me aleatët ndërkombëtarë se sa gjatë vitit që e lamë pas. Ambasadat e konsullatat janë mbushur me militantë partiakë e njerëz të Donika Gërvallës, dhe ndërkohë thuajse janë de funksionalizuar tërësisht, MPJ ka shërbyer si organ i shpërblimeve partiake dhe pagesave marramendëse për njerëzit e afërt të partisë”, ka thënë ai.

Sipas Krasniqit, njohjen e Kosovës nga Serbia tani nuk po e kërkojnë as ndërkombëtarët, e kjo për shkak të qasjes së Qeverisë.

“Por arritja kryesore e Qeverisë Kurti në fushën e diplomacisë është heqja dorë në procesin e dialogut nga njohja prej Serbisë. Sot nga faktori ndërkombëtar nuk i kërkohet fare Serbisë që ta njohë Kosovën, dhe kjo është ndikuar jashtëzakonisht shumë nga qasja dhe veprimet e gabuara të Qeverisë së Kosovës”, u shpreh ai

Frashër Krasniqi: Gjatë këtij viti, Qeveria ka shtrirë kontrollin mbi institucionet

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate ka thënë se Qeveria Kurti ka avancuar në shtrirjen e kontrollit në institucione.

Përveç kësaj, ai numëroi edhe disa “përparime” të tjera të këtij pushteti, duke përmendur edhe Asociacionin.

“Qeveria ka përparuar jashtëzakonisht shumë në shtrirjen e kontrollit mbi institucionet dhe ndërmarrjet publike duke i mbushur me aktivistë, militantë dhe familjarë;

– Qeveria ka përparuar jashtëzakonisht shumë në luftën autoritare kundër sindikatave, mediave dhe opozitës (veçanërisht asaj jashtëparlamentare);

– Kosova ka përparuar në rritjen e çmimeve dhe inflacionit;

– Ka përparuar zgjerimi i kompetencave të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe deri në pikën e një pushteti paralel autonom brenda Republikës së Kosovës, pra jemi duke folur për një vit gjatë të cilit paralelisht me shtrirjen e kontrollit autoritar të Qeverisë Kurti janë rritur dëmet ndaj Kosovës përmes procesit dialogues me Serbinë”, deklaroi ai.

Krasniqi i PSD-së: Konfliktet i konvenojnë vetëm pushtetarëve autoritar si Kurti e Vuçiq

Derisa foli për qeverisjen e ekzekutivit të Kosovës, Frashër Krasniqi nga PSD përmend edhe Asociacionin.

Ai shprehet i bindur se Kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin.

“Tashmë është pranuar Asociacioni. Drafti i statutit të tij është propozuar. Qeveria po duket që e ka pranuar, dhe tash thjeshtë pritet dekretimi i tij dhe fillimi i implementimit. Janë disa probleme në këtë marrëveshje që e ka pranuar Kurti”, tha ai.

Sipas tij, marrëveshja që kryeministri Kurti e ka pranuar, nuk zgjidh problemet me të cilat po përballet Kosova.

“E para është që nuk po e zgjidhë përfundimisht problemin me Serbinë. Nuk e siguron njohjen nga Serbia, dhe rrjedhimisht lë tokë të pëlleshme për konfliktet e ardhshme dhe thellimin e urrejtjes ndër-etnike. Kjo tokë e pëlleshme për konflikte, i konvenon vetëm pushtetarëve autoritar si Kurti e Vuçiq, të cilët e ushqejnë pushtetin e tyre nga konfliktet ndëretnike, por kurrsesi nuk i konvenon Kosovës dhe qytetarëve të saj. Fatkeqësisht, raporti Kosovë – Serbi, dhe raporti me serbët lokalë, do të vazhdojë të mbetet i tensionuar dhe kështu do të trasohet rruga për konfliktet e reja në të ardhmen”, u shpreh ai.

Krasniqi i PSD-së: Për herë të parë Asociacioni po njihet pa kushtëzim nga Qeveria Kurti

Frashër Krasniqi nga Partia Socialdemokrate në një prononcim për Front Online ka thënë se marrëveshja e Ohrit e ajo e Brukselit i tejkalon ato të 2013 dhe 2015.

Sipas tij, marrëveshjet e Kurtit janë më të dëmshmet.

“Kurti nuk është thjeshtë duke i zbatuar disa marrëveshje të trashëguara. Kjo ngase marrëveshja e Brukselit dhe e Ohrit, dhe materializimi i tyre në draft-statutin e Asociacionit që tanimë e kemi parë, kanë elemente shumë më të dëmshme që i tejkalojnë edhe marrëveshjet 2013 dhe 2015 dhe edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai.

Krasniqi thotë se njohja e Asociacionit pa kushtëzim është bërë nga Qeveria Kurti.

“Për herë të parë Asociacioni po jepet pa kushtëzimin për njohje, për herë të parë në preambula e Asociacionit pritet t’i referohet rezolutës 1244, për herë të parë parashihet organi i Arbitrazhit, që është organ mbi institucional dhe jashtë sovranitetit të shtetit të Kosovës – dhe kjo shtetin e Kosovës e shndërron në palë të barabartë me Asociacionin, për herë të parë Asociacioni parashihet të ketë Qendër Administrative që praktikisht nënkupton kryeqytet dhe për herë të parë Asociacionit i janë definuar edhe kufijtë territorialë – që praktikisht nënkupton edhe autonomi territoriale”, tha ai.

Sipas Krasniqit, të gjitha këto elemente i janë shtuar Asociacionit nga Qeveria Kurti.

Për PSD-në, zgjidhje e vetme do të ishte ri përcaktimi i kufijve.

“Qeveria Kurti, duke e mbytur idenë e ripërcaktimit të kufijve – e cila është zgjidhja e vetme që siguron njohje dhe paqe të përhershme mes Kosovës dhe Serbisë – e ringjalli një Asociacion që është shumë më problematik se sa ai i marrëveshjeve të kaluara. Dhe krejt kjo, pa e marrë në këmbim njohjen dhe asnjë përfitim tjetër për Kosovën”, u shpreh ai.

Krasniqi për Kurtin: Babadimrit kur po i teket po iu jep lëmoshë qytetarëve

Qeveria e Kosovës ka ndarë nga 100 euro më shumë krahas pensionit bazë për pensionistët në këtë muaj.

Po, ashtu shumë të njëjtë do të marrin edhe të gjithë fëmijët deri në moshën 16-vjeç.

Ky vendim nga ana e Qeverisë po kritikohet nga Partia Socialdemokrate.

Frashër Krasniqi thotë se kjo tregon se Qeveria Kurti ka qasje populliste.

Sipas tij, Kurti nuk ka qëllim të rrisë mirëqenien e qytetarëve.

“Më shumë se sa paralajmërim për zgjedhje të reja, këto shtesa që i dha Qeveria Kurti janë konfirmim i një qasjeje tërësisht të gabuar dhe populliste të kësaj qeverie. Albin Kurti nuk ka synim të rrisë mirëqenien e përgjithshme dhe afatgjatë të qytetarëve të Kosovës duke bërë politika ndërhyrëse në sistemin social dhe ekonomik të vendit. Asnjë ndërhyrje barazitare nuk kemi pasur gjatë mandatit të tij”, u shpreh ai.

Krasniqi thotë që kur po dëshiron Kurti po iu jep lëmoshë qytetarëve.

“Është tipike për pushtetet autoritare dhe populliste që kur vendosin të hapin kuletën dhe t’i japin diçka njerëzve, kjo të jetë jo si ndryshim sistemik por si “dhuratë” që vjen prej “vullnetit të mirë” të liderit, të cilin pastaj aktivistët e vetë me të drejtë e quajnë ‘babadimër’. Pra nuk është qeveria që krijon sistem të mirëqenies ku qytetarët jetojnë më të barabartë, por është ‘babadimri’, “lideri” ai që kur t’i teket, nga “vullneti i vet i mirë” ju jep lëmoshë qytetarëve. Ky është qëllimi i Kurtit përmes këtyre ndihmave”, theksoi ai.

Frashër Krasniqi: Do t’i shpeshtojmë aksionet e protestat kundër kësaj Qeveria autoritare e populliste

Frashër Krasniqi nga PSD-ja tha se do të vazhdojnë të kundërshtojnë mendësinë autoritare që sipas tij kjo qeveri e ka.

Krasniqi thotë se përveç keqqeverisjes, Kosova po përballet edhe me mungesë të opozitës së fuqishme, veçanërisht asaj parlamentare.

Sipas tij, këto janë disa arsye që nuk do t’i ndalin aksionet e protestat, po edhe do t’i shpeshtojnë ato.

“Absolutisht po. Çdoherë e më shumë e në mënyrë më aktive. Kosova përveç që po qeveriset nga një mendësi autoritare e popullsite, pa asnjë perspektivë zhvillimore e barazitare, po ashtu është duke e ndjerë edhe mungesën e një opozite të fuqishme, veçanërisht parlamentare, e cila ka shpjegim të qartë mbi atë se çka po i ndodhë Kosovës, dhe e cila ka guxim e vendosmëri për veprim opozitar ndaj kësaj qeverie. PSD e vetëdijshme mbi të gjitha këto që i thash më sipër, dhe e palëkundur në vendosmërinë e saj për veprim, nuk do t’i ndalë aksionet e protestat e përkundrazi do t’i shpeshtojë ato”, tha ai.

Buci, Santiana dhe Lumi flasin për gjestin e Ganiut ndaj Edonës
Read more
Ad

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë