Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Me çu djalin në shkollë e me të ardhë me arkivol nuk ish lehtë”, babai i 17-vjeçarit rrëfen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

22/12/2023 - 21:05
në Kryesore, Lajme
A A
“Me çu djalin në shkollë e me të ardhë me arkivol nuk ish lehtë”, babai i 17-vjeçarit rrëfen për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Beqë Hamzaj, babai i 17-vjeçarit L.H, njëri prej tre të vrarëve në Gllogjan, në seancën e së premtes, në cilësinë e dëmtuarit ka rrëfyer se si ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe e ka gjetur të birin të vrarë në autobus.

Për këtë rast, Kastriot, Kreshnik dhe Halil Mehmetaj po akuzohen se më 26 nëntor 2021, të shtyrë nga hakmarrja e paskurpullt, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre fëmijë.

“Me çu djalin në shkollë e met ardh me arkivol nuk ish lehtë”, ka thënë i dëmtuari Hamzaj.

I tha se në natën kritike kishte marrë telefonatë nga djali i tij, i cili i kishte thënë se është duke u kthyer për në shtëpi dhe se nuk vonohet shumë.

Sipas dëshmitarit Hamzaj, atë natë djali i tij i ndjerë ishte vonuar dhe kur e ka parë orën 18:55 minuta ka provuar ta thërras në telefon, por që iu kishte lajmërua një djalë tjetër i cili i ka treguar se kanë gjuajtur me armë në autobus dhe i kishte thënë të shkonte në vendin e ngjarjes.

Tutje, ai tha se ishte i pari ai që kishte mbërri në vendin tek autobusit, dhe afër dritareve të autobusit kishte filluar që të thërriste emrin e djalit të tij, mirëpo pa përgjigje nga i njëjti. Në atë moment ai tha se e ka ditur që ose është plagosur ose kishte vdekur.

Në ato moment ai tha se ishte ardhur Mustaf Selmanaj dhe Zeqë Manaj dhe e kanë marrë djalin e tij dhe e kanë futur në veturë të policisë, ku tani i ndjeri kishte pasur edhe pak shenja të jetës.

Ai tha se pas dërgimit të tij në emergjencë në Deçan, të njëjtin e kishin nisur për në Spitalin e Pejës, ku pasi që kishin arritur aty pa gjysmë ore kishin ndërruar jetë.

Më pas dëshmitarit Hamazaj i janë prezantuar disa nga pamjet ku tregohej skica e një pjese të Gllogjanit. Ai tha se lagjja ku është gjetur autobusi quhet “Mahalla e Epërme”, ku sipas tij, prona afër e cila ishte shigjetuar nga prokuroria është pronë e Mehmetajve.

Tutje, dëshmitari Hamzaj tha se me të akuzuarin Halil Mehmetaj, ishin shokë të mirë, duke shtuar se kur i kishte ndodhur rasti me vajzën e tyre ishte shkuar si një fëmijë dhe se i njëjti kishte marrë pjesë në varrimin e vajzës së Halilit, , raporton “Betimi për Drejtësi”.

Atë ditë, dëshmitari tha se i akuzuari Halil kishte qenë i qetë, por se tregoi se gjatë ceremonisë së varrimit i njëjti e kishte hequr nga dora orën e tij dhe e kishte future në arkivolin e vajzës së tij të ndjerë.

“Kjo për do sheja tregon si do të marr hak për qikë, këtë e kam dëgjuar nga të moçmit”, tha dëshmitari Hamzaj.

Tutje, ai tha se në natën kritike përgjatë kohës kur ishin në spital djali i tij i ndjerë dhe të tjetër, kishin ardhur shumë persona por jo edhe i akuzuari Halili apo ndonjëri nga djemtë e tij.

I njëjti tha se natën kritike pasi që janë kthyer në shtëpi nga spitali, shumë nga persona nga fshati kishin filluar t’i shkonin në shtëpi, ndërkohë kishte ardhur edhe i akuzuari Halil.

“Po ia ndoj menen se kurrë një minutë në një vend nuk rrike, as s’ka mujt mua as vëllezërve me thonë se a u mërzitët. Çka u bo e tek, pas 5 minuta ka ndenjur dhe u qu u dalë, edhe u kthy prap qashtu i maskum. Kur na vishin dekt ky u kon orator ka qenë i qelur…”, ka rrëfyer Hamzaj.

Tutje, ai tha se i akuzuari Halili atë natë dhe më pas nuk ishte më për vizitë.

Për këto dyshime tha se i ka biseduar me vëllezërit e tij, duke shtuar se dëshironte që këtë punë t’ia lë drejtësisë.

“Se këta Halil Mehmeti me djem i ka vra, se vëllezërit e mi e kanë përjetu edhe ma rëndë se unë”, tha ai.

Pas ditës kritike, dëshmitari tha se raporti mes tij dhe të akuzuarit Halil kishte ndryshuar, duke mos komunikuar më.

Dëshmitari Hamzaj, për të akuzuarin Halil tha se e mbante revolen që nga koha kur vajza e tij kishte bërë vetëvrasje, dhe këtë sipas tij e kishin ditur i gjithë fshati.

Sipas aktakuzës së ngritur më 5 maj 2023 nga Prokuroria Themelore në Pejë, të pandehurit Halil, Kastriot dhe Kreshnik Mehmetaj, ngarkohen se më 26 nëntor 2021, në fshatin Gllogjan, Komuna e Deçanit, saktësisht në rrugën “Ismajl Haradinaj”, të shtyrë nga hakmarrja e paskrupullt, në marrëveshje e bashkëveprim me njëri-tjetrin, privojnë nga jeta tre persona, dy prej tyre të cilët ishin fëmijë.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë