
Petar Petkoviq, drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, ka mbajtur një konferencë, si reagim ndaj konferencën së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Siç pritej, Petkoviq e ka mohuar se Serbia po përgatitet për një sulm ndaj Kosovës.
“Është një gënjeshtër absolute se Beogradi po përgatitet për një sulm. Nuk ka stërvitje në terrene, është një mënyrë për të shmangur detyrimet që ka në dialog, sepse tani kemi ardhur në momentin që të flasim për hapa konkretë, për formimin e Asociacionit” – deklaroi Petkoviq, raporton RTS.










