Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mbrojtja e mjedisit: Pagesa po e ulë përdorimin e qeseve

23/12/2023 - 22:36
në Lajme
A A
Mbrojtja e mjedisit: Pagesa po e ulë përdorimin e qeseve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Trasta është bërë njëfarë aksesori obligativ, shumicën e herëve kur del jashtë shtëpisë.

Nga 5 tetori e këndej, prishtinasja Hanife Hyseni nuk e harron atë kur e di se do t’i duhet të bëjë blerje për shtëpi.

Kjo pasi Qeveria e Kosovës, përmes një Udhëzimi Administrativ mori vendim që qeset plastike, të cilat jepeshin falas nëpër markete, të bëhen me pagesë, si masë për të parandaluar ndotjen e mjedisit që e shkaktonin ato, njofton Klan Kosova.

Diçka e tillë po mirëpritet e përkrahet edhe nga blerësit nëpër dyqane.

“Prej banesës erdha me kese, është në rregull ama nëse dikush rastis të jetë jashtë dhe dëshiron të blejë diçka, atëherë duhet të paguaj. Unë ngado që shkojë nëpër markete tash prej që qeset janë bërë me pagesë e shfrytëzoj këtë”, ka thënë për Klan Kosova Hanife Hyseni, qytetare nga Prishtina.

Qytetarëve nuk po u duket e lartë pagesa 5 centë, 2 nga të cilët shkojnë në buxhet të shtetit, për një qese nga 25 deri në 50 mikronë.

“Shumë vendim i duhur, është dashur me marrë më herët, po vërehet ambienti është pastruar, shumica tani po i marrin qeset me vete ose ndonjë qantë”, u shpreh Sokol Hajdari, blerës nga kryeqyteti.

Qeset plastike nga 0-25 mikronë janë pa vega dhe pa pagesë, por ato shërbejnë vetëm për ambalazhim.

Mentor Rexhepi, pronar dyqani në lagjen Ulpiana në Prishtinë, pohon se në dy muajt e fundit, është ulur kërkesa për qese.

“Prej se ka filluar zbatimi i pagesës së qeses është më mirë dhe tash janë vetëdijesuar edhe njerëzit dhe po vijnë me torba të veta. Po kërkojnë qese shumë më pak. Një lloj janë për pemë e një lloj për transport”, vlerësoi Rexhepi.

Dekreti për qeset me pagesë ka dhënë rezultate, ani se ende jo në mënyrë të vërejtshme në terren. Kjo të paktën sipas atyre që për çdo ditë merren me zbrazjen e kontejnerëve.

“Ndoshta edhe vendimi është i marrë së fundi nga Qeveria, por ka një dallim dhe nuk mund të them se nuk ka. Por edhe ato qese që po i hasim janë të reciklueshme”, deklaron Ramadan Meholli, punëtor në Kompaninë e Pastrimit ‘Uniteti’, dega në Vushtrri.

Praktika për largimin e qeseve një përdorimëshe nga tregu, e zëvendësimi i tyre me ato shumë përdorimëshe, po shihet si hap pozitiv në ekonominë qarkore.

Për këtë, bizneset prodhuese përshtatën edhe teknologjinë me nevojat, duke mos pasur nevojë të shkurtojnë vendet e punës.

“Kemi qenë të para përgatitur dhe e kemi rimodeluar biznesin tonë duke investuar në pajisje për thasë të mbeturinave me material të ricikluar dhe kemi në rritje të tregut në eksport. Është herët me thënë, deri tash nuk ka ndikuar në numrin e punëtorëve por ne nuk mendojmë që të zvogëlojmë numrin e punëtorëve”, konfirmoi për Klan Kosova, pronari i Fabrikës për Prodhimin e Qeseve ‘Scampa’ në Drenas, Kujtim Gjevori.

Një ndër arsyetimet e Qeverisë së Kosovës për vendimin rreth qeseve plastike, ishte pasi hedhja e këtyre të fundit në mbeturina e më pastaj nëpër rrjedha të ujërave, kontribuoi në rritjen e pasojave të vërshime të lumenjve nëpër zona të ndryshme të Kosovës.

(Kjo video është prodhuar me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe me bashkëfinancim nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë. Përmbajtja e saj është përgjegjësi e vetme e “People in Need” dhe “Let’s Do It Peja” dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë).

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë