Mediat gjermane ‘RP Online’, ka raportuar për përplasjen e autobusit me tramvaj në Dusseldorf të Gjermanisë. Sipas raportimit të kësaj media, e cila mbulon këtë pjesë të Gjermanisë, nuk dihet se si erdhi deri tek aksidenti, shkruan Gazeta Metro.
Një autobus i kompanisë ‘Barileva Turist’ është aksidentuar pasditen e së premtes në Dusseldorf.
Sipas mediumit gjerman, RP Online, autobusi është aksidentuar me tramvajin duke e nxjerrë këtë të fundit nga shinat.
Mediumi nuk ka dhënë shumë hollësi, ndërsa duke cituar një zëdhënës të policisë gjermane thotë se shoferi i autobusit ishte lënduar lehtë.
“Në stacionin e autobusëve në Worringer Straße, një autobus u përplas me një tramvaj. Treni u hodh nga shinat dhe drejtuesi i autobusit u plagos lehtë. Shkaku i një aksidenti midis një autobusi dhe një tramvaji në Worringer Straße është ende i paqartë. Përplasja ndodhi rreth orës 18:00 të së premtes në mbrëmje, në të cilën tramvaji u hodh nga shinat dhe nuk mundi të vazhdonte udhëtimin. Sipas zëdhënësit të policisë, drejtuesi i autobusit ka mbetur i plagosur lehtë. Punonjësit e Rheinbahn e ngritën trenin përsëri në shina. Nuk dihet nëse autobusi ka mundur të vazhdojë udhëtimin”, ka thënë ky medium gjerman.
Kompania kosovare e autobusit ‘Barileva Turist’, ende nuk ka reaguar për rastin në fjalë.













