Në muajin tetor është shapllur konkurs për dy (2) anëtar të Bordit të Drejtorëve për ndërmarrjen lokale publike “Qendra Multifunksionale” – Mitrovicë.
Nga intervistimi me shkrim i kandidatëve është publikuar lista me poentimin e kandidatëve e nënshkruar nga Valdete Idrizi, ku Raif Preteni është radhitur i pari, i pasur nga Jahir Sumiçi. I treti më pikë është radhitur Mustafë Shala, përderisa në vendet katër e pesë janë radhitur Kushtrim Januzi dhe Arsim Rushiti.

Veriu.info mëson se tashmë është zhvilluar edhe intervista me gojë e kandidatëve nga Komisioni Komunal i Aksionarëve i kësaj ndërmarrje.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se kandidatët e pranuar pas dy intervistimeve janë Raif Preteni dhe Jahir Sumiçi, rezultatet e të cilëve pritet të publikohen në këtë javë.
Ndryshe, Raif Preteni ka qenë pjesë e luftës çlirimtare, duke shërbyer në Zonën Operative të Shalës së Bajgorës. Ai pas luftës ka mbajtur për dy mandate pozitën e drejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbime të Ujit.
Ndërsa, Jahir Sumiçi është me profesion sociolog, që njihet për qendrime publike, sidomos për çështjet komunale të Mitrovicës. Sumiçi në muajin shtator kishte paralajmëruar audio-incizime për komunën e Mitrovicës, por që tash ky status tash nuk gjendet në profilin e tij, pasi që duket se e ka hequr.













