
Analisti politik Valon Syla, ka thënë se shtrenjtimi i rrymës nga viti 2021 është 300 për qind më i lartë.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se deri tash ka pasur subvencionim nga Qeveria, ndërsa tash s’ka më subvencionime dhe një kËh në Prishtinë, kushton sa në Bruksel, apo në Paris.
Syla ka shtuar se protesta për këtë dëm është pak dhe nuk mjafton as dorëheqja.
Ai po ashtu ka thënë se duhet filluar me hetimet për import të energjisë multimilionëseh dhe ndalimin e projekteve energjetike prej ‘Kosovës së Re’, e deri te projektet euro – amerikane të gasit, pra duhet nisur hetimet nga Martin Berisha e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te Ministrja Rizvanolli, Murati dhe Kryeministri Kurti.
Postimi i tij i plotë:
Shtrejtimi i rrymes nga viti 2021 eshte rreth 3x ose 300% më i lartë.
Një kilowatt orë (kWh) ka kushtuar 6 cent deri në vitin 2021. Me ardhjen e Qeverisë Kurti, dhe pas luftës në Ukrainë, një KWh kushton 21 cent.
Deri tash diferencat kanë qenë të subvencionuara nga buxheti i shtetit dhe nuk e keni verejtur shtrejtimin, atëhere kur bertitsha nëpër studio të T7, kundër Martin Berishës dhe Rizvanollit.
Nga ky vit, nuk ka më subvencionime. Pra një kWh në Prishtinë, kushton sa në Bruksel, apo në Paris, ndërsa rrogat i kemi të standardit Ballkanik.
Kush ka nxemje qendrore në Prishtinë, paguan diku 25% më shtrejtë sepse nuk shpenzon shumë rryme. Ndërsa tjerët, paguajnë deri në 300% ma shtrejtë nga viti 2021.
Protesta është pak për këtë dëm. As dorëheqja nuk mjafton. Hetim për importin e energjisë multimilionëshe dhe ndalimin e projekteve energjetike prej ‘Kosovës së Re’, e deri te projektet euro – amerikane të gasit duhet të fillojnë. Pra nga Martin Berisha e Nagip Krasniqi i burgosur e deri te Ministrja Rizvanolli, Murati dhe Kryeministri Kurti.
Nginu Vetëvenedosje se na patet lodhë me kopalla. Rrenca dhe Llaskuca.












