
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me faturat e rrymës që sipas tij kanë një prapavi të funksionalizimin e të Elektroseverit në veri, nga Albin Kurti.
Ai është shprehur se qeverisë nuk i ka mjaftuar vjedhja e buxhetit të shtetit por ka vazhduar edhe tek xhepi i qytetarëve duke shtrenjtuar këto fatura në krye me Martin Berishën, njofton Veriu Info.
Haxhiu madje ka treguar edhe për pagesat që ka bërë ai personalisht e që ai i sheh si një rritje enorme e rrymës.
“Po ua dëshmoj këtë rritje enorme të rrymës për tre muajt e fundit që kam paguar personalisht, Tetor – 47 euro, Nëntor -84 euro, Dhjetor – 357 euro”- ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Fakturat e fryra të energjisë elektrike kanë një prapavi- funksionalizimin e Elektroseverit në Veri, nga Albin Kurti.
Shqetësimi i qytetarëve të Kosovës për shtrenjtimin e energjisë elektrike është i kuptueshëm në këtë krizë që e ka kapluar vendin.
Qeveria duke ju dhënë lëmoshë nga 100 euro disa kategorive, nuk mund t’i arsyetojë hajnitë në faktura të rrymës.
Qeverisë nuk i mjaftoi vjedhja e buxhetit të shtetit, e rezervae shtetërore, e tash po i vjedhin qytetarët në xhep, duke shtrenjtuar fakturat e rrymës për interesa të oligarkëve dhe të mafias energjetike në krye me Martin Berishën dhe hajnat e tjerë të emëruar nga Qeveria në ZRrE.
Po ua dëshmoj këtë rritje enorme të rrymës për tre muajt e fundit që kam paguar personalisht:
Tetor – 47 euro
Nëntor -84 euro
Dhjetor – 357 euro
Kjo është Qeveria e “shpresës” që ua zë kafshatën në fyt qytetarëve edhe gjatë festave.












