Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kurti në takim me gazetarët: Po punojmë me ritme të larta prandaj nuk po dalim shpesh në intervista, opozita ka shumë kohë të lirë

27/12/2023 - 19:21
në Kryesore, Lajme
A A
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kurti në takim me gazetarët: Po punojmë me ritme të larta prandaj nuk po dalim shpesh në intervista, opozita ka shumë kohë të lirëShare Button Gazeta Blic Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka mbajtur një takim të fundvitit me gazetarët, nga ku ka folur për sfidat e qeverisë por edhe të gazetarëve.

“Ky vit, krahas së qeni i suksesshëm, ka qenë edhe sfidues për të gjithë neve. Edhe për juve, edhe për neve, edhe për qytetarët e Republikës.

E një falënderim i veçantë për gazetarët e terrenit, kameramanët dhe ekipet mbështetëse, të cilët kanë raportuar nga terreni edhe në situata të vështira, e veçanërisht në veri të vendit tonë”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti tha se “As për ne si Qeveri nuk ka qenë e lehtë, por kemi vijuar punën me angazhim maksimal për forcimin e aspektit të sigurisë, dhe kemi ecur përpara me arritje të reja, tash kur i kemi kaluar edhe 2/3-tat e mandatit qeverisës”.

“Mbase jeni duke menduar për ndonjë kritikë a sugjerim, që përherë janë të mirëseardhura. Ajo që shpesh e dëgjoj është “pse nuk po dilni më shpesh në intervista”. Ne po bëjmë maksimumin që të jemi të pranishëm gjithandej, edhe në studiot e juaja, atëherë kur mundemi në emisione, por puna po vijon me ritme të larta, e shpeshherë na e pamundëson diçka të tillë. Por, si kryeministër i Republikës së Kosovës, kam qenë shumë i interesuar gjatë këtyre edhe pak tri viteve, që sa më shumë ministrat të jenë në ballë të detyrës për fushëveprimtari të tyre, e unë si kryeministër të jem i pari i ministrave që më shumë bashkërendon sesa që zëvendëson ata”, tha Kurti.

Opozita në anën tjetër, tha Kurti, “ka shumë kohë të lirë, ndërsa po dëgjoj që as ata nuk po dalin edhe aq shpesh në emisione, e mbase kjo ja vlen të studiohet se çka po bëjnë në kohën e lirë”.

“Në pritjen e vitit të kaluar, disa prej jush nuk keni qenë të pranishëm, sepse keni qenë me detyrë në veri të Ibrit. Më vjen mirë që sot jemi bashkë edhe me gazetarët të cilët kanë raportuar prej andej. Para ardhjes tuaj këtu, e kemi mësuar lajmin e trishtë të ndarjes së hershme nga jeta e kolegut tuaj, Arton Turkaj. Janë të shumta komentet satirike të tij, të cilat i kam parë e që do të na mungojnë. Do të na mungojë Artoni. Ngushëllime familjarëve të gjithë e secilit prej juve. Ngushëllime të gjithë juve, e të gjithë neve”, tha Kurti.

Kurti, tutje shtoi se “në këtë fundvit, teksa reflektojmë për vitin që po e lëmë pas, le të çmojmë praninë e njëri-tjetrit, dhe le të kujdesemi sa më shumë për njëri-tjetrin në vitin e ri”.“Viti 2024 do të na përcjellë me të njëjtin volum të punës. Urojmë dhe punojmë për sa më shumë suksese të reja, dhe zhvillim e progres për vendin e për qytetarët tanë. Ndërkaq, juve ju uroj punë të mbarë në misionin tuaj aq të rëndësishëm për demokracinë, informimin korrekt dhe të shpejtë. Faleminderit për punën që vazhdoni ta bëni në shërbim të publikut. Gëzuar 2024!”, përfundoi Kurti.

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë