Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Snajperisti britanik për luftën në Kosovë: Në një bodrum i gjetëm 6 gra të dhunuara nga serbët, gjallë e të mbuluara me gjak

28/12/2023 - 14:53
në Lajme
A A
Snajperisti britanik për luftën në Kosovë: Në një bodrum i gjetëm 6 gra të dhunuara nga serbët, gjallë e të mbuluara me gjak
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Snajperisti britanik, Craig Harrison, në një intervistë për Dodge Wodall, ka rrëfyer për përjetimet e tij të tmerrshme gjatë luftës së Kosovës. Harrison në këtë intervistë ka folur edhe për rëndimin e gjendjes së tij shpirtërore e psikologjike nga tmerret që ka parë pasi ka zbarkuar në Kosovës si pjesë e trupave të NATO-s.

Harrison ka treguar edhe një prej ngjarjeve më tronditëse që ka përjetuar në Kosovë, kur në bodrumin e një shkolle, kishte gjetur 6 gra të zhveshura, gjallë e të mbuluara me gjak, që ishin dhunuar nga ushtria serbe.

“Më kujtohet kur e morën nën kontroll një fshat, e morëm shkollën, dhe duhej të përdornim për qendër kryesore. Por fillimisht duhej ta pastronim. Më kujtohet kur kam shkuar poshtë në podrum dhe po ecja në një korridor të gjatë që ishte në dy anët me dyer.  Në secilën prej këtyre ishte një dyshek i mbuluar me gjak. Dhe në fund të korridorit ishte një derë. Ishte shoku im Roni me mua, i thash më mbulo. E godita derën. Mendoj se ishin 6 gra, të gjitha të zhveshura, gjallë, në këtë dhomë të errët, të mbuluar me gjak që serbët i kishin dhunuar”, ka rrëfyer Harrison.

Ai më pas ka treguar se e ka hequr kapelën e tij ushtarake dhe jelekun e tij, pasi thotë se gjëja e fundit që do të dëshironin të shihinin ato gra ishte një uniformë ushtarake dhe armatim.

Harrison thotë se më pas i ka kërkuar shokut të tij të ushtrisë Ronit që të shkojë të thërras disa ushtarake femra për t’i qetësuar gratë kosovare që i kishin gjetur dhe për t’ua hequr frikën dhe stresin. Gjithashtu ka thënë se kanë përdorur disa mbulojës për t’i mbuluar gratë që i kishin gjetur në atë bodrum.

Snajperisti britanik ka thënë se përvoja në Kosovë ka qenë një tmerr i vërtetë.

Harrison në këtë intervistë teksa pyetet se si do ta përshkruante atë që ka parë në Kosovë, thotë se e shtron pyetjen se si një qenie njerëzore mund t’ia bëjë një gjë të tillë një qenie njerëzore tjetër.

“S’ka fjalë për ta përshkruar” thotë Harrison.

Përveç kësaj, Harrison ka treguar edhe një moment kur kishin hasur në një fushë të minuar diku në Kosovë, ku edhe i kishe gjetur kokat e dy personave që kishin rënë në atë fushë të minuar nga serbët./GazetaExpress/

JU REKOMANDOJMË

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë

Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
31/08/2026 - 22:22

Gazetari Parim Olluri, ka thënë në “Pressing” të T7, se Bekim Sejdiu është kandidat konsensual i Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut. Ai ka thënë se grupi parlamentar i...

Më shumëDetails

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së

Valon Syla: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
31/08/2026 - 21:56

Gazetari Valon Syla në “Pressing” të T7, ka thënë se Bekim Sejdiu mund të mos votohet nga katër deputetë të LDK-së. Tutje, ai ka thënë se edhe dy...

Më shumëDetails

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
31/08/2026 - 21:17

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e...

Më shumëDetails

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

Hamza: Drafti aktual i Asociacionit është oferta më e varfër që e ka pasur Kosova në tavolinë
31/08/2026 - 21:13

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka folur për marrëveshjen e arritur sot në mes VV-së dhe LDK-së që kandidati për president të jetë Bekim Sejdiu,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    153 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë