Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e një 34 vjeçareje nga Gjakova, e cila është është gjetur pa shenja jete në afërsi të një hoteli në dalje të Prishtinë.
Në raportin e sotëm të Policisë thuhet se sipas dyshimeve të para, viktima ka rënë nga kati i dytë i hotelit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:23 të mëngjesit.
“Graqanicë / 28.12.2023 – 03:23. Njësitet policore pasi kanë pranuar informatën se një person dyshohet se ka rënë nga kati i dytë i një hoteli, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur viktimën femër e cila dyshohej pa shenja jete, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e saj. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin e sotëm të policisë.
34 vjeçarja, para se të gjendej e vdekur, në hotel po qëndronte bashkë me të dashurin e saj.












