
Azdren Shala, aktivist i PSD-së, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar deklaratat e Glauk Konjufcës e Liburn Aliut, zyrtarë të VV-së, për bashkimin kombëtar.
Në shkrimin e tij, Shala ka qenë shumë i ashpër në gjuhë. Sipas tij, Aliu e Konjufca thjesht “manipulojnë elektoralisht”.
Tutje, ai ka përdorur edhe disa terme të ashpra kundrejt këtyre dy figurave politike, duke i quajtur “llaskuca e zagarë të këqij”.










