
Reparti i Oftalmologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës ka realizuar nga 1 janari deri në dhjetor plot 1 mijë e 382 raste në sallë ku nga ta kanë qenë 1 mijë e 28 aplikime të Avastinës dhe 354 operacione të ndryshme si: katarakta, DCR,DCE,pterigium, sondimi i kanalit të lotit te fëmijët e të tjera, raporton Gazeta Online Veriu info.
Në total ditë mjekimi në Spital kanë marr 1 mijë e 394 pacientë ku nga ta 417 kanë qenë të shtrirë
Njoftimi i plotë:
Në repartin e Oftalmologjisë të Spitalit të Përgjithshëm “Dr.Sami Haxhibeqiri”Mitrovicë, nga 1 janari deri në muajin dhjetor janë kryer 1mijë e 382 raste në sallë, ku nga ta kanë qenë 1 mijë e 28 aplikime të Avastinës dhe 354 operacione të ndryshme si: katarakta, DCR,DCE,pterigium, sondimi i kanalit të lotit te fëmijët e të tjera.
Në total ditë mjekimi në Spital kanë marr 1 mijë e 394 pacientë ku nga ta 417 kanë qenë të shtrirë
Mjekët Oftalmologë kanë kryer edhe mbi 10 mijë e 300 vizita ambulantore.











