Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës ka zhvilluar sonte një aksion në Podujevë, ku ka edhe të arrestuar.
Burime të Veriu.info bëjnë të ditur se cak i aksionit ka qenë shtëpia dhe lokalet e problematikut Astrit Mehmeti – Llepota.
Siç bëjnë të ditur burimet e Veriu.info, në këtë aksion janë konfiskuar armë dhe një sasi e substancave narkotike.
Ndryshe, Astrit Mehmeti – Llepota është në arrati që nga nëntori i vitit 2019 kur ishte përfshirë në një gjuajtje me armë para diskotekës “Duplex” në Prishtinë.
Llepota ishte arrestuar në Spanjë në vitin 2021 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar.
Kujtojmē se Njësia e Antidrogës e Policisë së Kosovës viteve të fundit ka realizuar aksion mjaftë të suksessshme, duke u bërë shembull se si luftohen dukurinë negative./Veriu.info













