Me një ceremoni të organizuar nga komuna e Mitrovicës, sot është bërë përurimi i shkronjat të UÇK-së në kodrën e fshatit Cërrnushë të Mitrovicës.
Me këtë rasti kryetari Bedri Hamza ka thënë se UÇK mbetet projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton VeriuInfo.
Postimi i Bedri Hamza:
Sot në Ditën e Veteranit, përuruam në Mitrovicë shkronjat e arta të UÇK-së.
Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet projekti më i rëndësishëm politik e ushtarak për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Krenarë e mirënjohës përgjithmonë!
Sot nderojmë të kaluarën e punojmë për të ardhmen!












