Sot është përuaruar qendra e Qëndrimit ditor për të moshuarit dhe kuzhinë humanitare në Vushtrri, projekt ky i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”,
Ku objekt gjigant është financuar nga shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” falë donatorëve të shumtë, të cilët kanë krijuar besim dhe kontribuojnë pa asnjë hezitim tek kjo shoqata e drejtuar nga hoxha i nderuar Halil Kastratit.
Gazeta Online Veriu.info ka përcjellur nga afër këtë ceremoni ku kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të vendit.
Myftiu Naim Tërnava, kryetari i komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, ish kryetari i Skenderajt Bekim Jashari, ushtarakë e policë, ishin vetëm disa nga personalitetet që morën pjesë në këtë ceremoni.
Me rastin e ceremonisë kryetari i shoqatës, Halil Kastratit, solli edhe një befasi të radhës duke ia dorëzuar çelësat e një banese të re një nëne të tre fëmijëve.
Të pranishmit vlerësuar lartë punën e palodhshme të shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, që ktheu buzëqeshjen në fytyrat e mijërave njerëzve nevojtarë duke i bërë me banim gjatë kë tyre viteve.
Veriu.info do të sjellë një kronikë të zgjeruar nga ky aktivitet shumë i rëndësishëm.












